Flash

Pikturat e vjedhura në Europë gjenden në Kamëz, dy persona në pranga

Lapsi.al 31 October 2025
Pikturat e vjedhura në Europë gjenden në Kamëz, dy persona

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe një ka shpallur në kërkim me akuzën se trafikonin vepra arti të vjedhura.

Sipas burimeve dy prej tre pjesëtarët e këtij grupi janë babë e bir Aurel Halilaj 20 vjeç dhe Jetmir Halilaj 42-vjeç.

Autoritetet kanë sekuestruar piktura, skulptura, ikona, punime druri, dokumente të rralla dhe albume me pulla poste, dhe i kanë dërguar ato në Prokurori.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Finalizohet si rezultat i një hetimi disajavor, me metoda speciale, megaoperacioni policor i koduar “Muzeu i errët”.

Goditet një grup kriminal që trafikonte në Shqipëri, vepra arti të vjedhura në shtetet e Europës.

Identifikohen 3 pjesëtarët e grupit.

2 pjesëtarë të grupit vihen në pranga, tjetri shpallet në kërkim.

Sekuestrohen qindra objekte me vlera historike dhe kulturore që mbaheshin me qëllim shitjen, në banesën e 2 pjesëtarëve të grupit kriminal, që janë babë e bir.

Veprat e sekuestruara: piktura, skulptura, ikona, punime druri, dokumente të rralla dhe albume me pulla poste.

Së bashku me veprat, sekuestrohen 2 automjete që dyshohet se janë përdorur për transportimin e veprave, si dhe 2 celularë.

Si rezultat i një hetimi intensiv të ndjekur me metoda speciale, për disa javë, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, u finalizua megaoperacioni “Muzeu i errët”, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit A. H., 20 vjeç dhe I. Gj, 30 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi J. H., 42 vjeç, të tre banues në Kamzë.

Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit, të organizuar si grup, trafikonin në Shqipëri, objekte me vlera historike dhe kulturore, të vjedhura në shtete të ndryshme të Europës. Objektet, të cilat siguroheshin kryesisht nga shtetasi i arrestuar I. Gj., trafikoheshin me qëllim shitjen në vendin tonë, në kundërshtim me ligjin.

Nga kontrolli në banesën e shtetasve A. H. dhe J. H. (babë e bir), në Kamzë, u gjetën:

-31 punime druri të gdhendura me motive të ndryshme;

-3 skulptura në formë dhëmbi elefanti;

-6 piktura të autorëve të huaj;

-411 albume me pulla poste të shteteve të ndryshme të botës;

-një procesverbal origjinal francez, i vitit 1925;

-objekte të tjera me vlera artistike dhe historike (një shpatë metalike, një skulpturë shqiponje, një vazo qelqi dhe një valixhe druri me punime dekorative).

Punohet për kapjen e shtetasit J. H., si dhe vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI