Flash

Veliaj: Vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta rikthejë shtetin në binarë

Lapsi.al 31 October 2025
Veliaj: Vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta rikthejë shtetin në

Erion Veliaj u shpreh para trupit gjykues të Kushtetueses se nuk ndodhej aty për të kërkuar mëshirë apo privilegj.

“Ky shtet më kërkon llogari se pse nuk vij kur më ka privuar lirinë”, theksoi Veliaj, duke shtuar se nuk mund të pranohet që një kryebashkiak i zgjedhur me votën e popullit të hiqet nga detyra pa vendim të formës së prerë.

Duke shtuar se: “Nuk jam këtu për të kërkuar mëshirë apo privilegj, vij për të kërkuar drejtësi Kushtetuese”.

Veliaj theksoi se vetëm GJK mund ta rikthejë shtetin në binarët e Kushtetutës dhe ta mbrojë qytetarin nga abuzimi me pushtetin.

https://www.youtube.com/watch?v=8rimcmmOWSA

Erion Veliaj: Ky shtet më kërkon llogari se pse nuk vij kur më ka privuar lirinë. E nderuar, nëse pranohet që një kryebashkiak i zgjedhur me votën e popullit mund të hiqet nga detyra pa vendim të formës së prerë, nga nesër çdo bashki e qytet, çdo mandat popullor mund të bie pre e vendimeve politike të momentit.

Zgjedhjet humbasin kuptimin, vota humbet peshën. Kjo s’është demokraci, por përmbysje e demokracisë, nuk është prezumim pafajësie, por prezumim fajësie. Nuk jam këtu për të kërkuar mëshirë apo privilegj, vij për të kërkuar drejtësi Kushtetuese.

Në këtë moment vendimtar, ju nuk jeni thjesht një Gjykatë që po shqyrtoni një shkarkim të një nga 61 kryetarët e bashkive, ju jeni trupi ndërmjetës midis popullit dhe pushtetit, i krijuar për ta mbajtur pushtetin brenda kufijve të përcaktuar nga Kushtetuta.

Vetëm kjo gjykatë mund ta rikthejë shtetin në binarët e Kushtetutës dhe ta mbrojë qytetarin nga abuzimi me pushtetin.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI