Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Luftë mes banorëve të një fshati në Kretë, Greqia nis me urgjencë njësitë speciale

Lapsi.al 1 November 2025
Luftë mes banorëve të një fshati në Kretë, Greqia

Një ngjarje e rëndë me përmasa tronditëse ka ndodhur të shtunën pasdite në fshatin Vorizia, në zonën e Heraklionit në Kretë, ku një sulm i armatosur ka lënë pas dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur, mes tyre një fëmijë.

Sipas informacioneve fillestare nga mediat greke, ngjarja ndodhi pas një akti hakmarrjeje, pasi një mjet shpërthyes ishte vendosur një natë më parë në një shtëpi në ndërtim, e lidhur me njërën prej familjeve të përfshira në konflikt. Si pasojë, një grup i armatosur sulmoi fshatin, duke djegur shtëpi dhe automjete.

Ministria greke e Mbrojtjes së Qytetarëve ka dhënë alarm të kuq, duke e cilësuar incidentin si më të rëndin në vitet e fundit në Kretë. Në zonë janë dërguar forca të shumta policore për të rikthyer rendin dhe për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Në ishull kanë mbërritur forca të posaçme nga Athina, të udhëhequra nga kreu i Policisë Helenike, Gjenerallejtënant Dimitris Mallios, dhe drejtori i Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar, Gjenerallejtënant Fotis Ntuitsis. Bashkë me ta ndodhet edhe zëvendëskomandanti i DAOE-së, Gjeneral Brigade Spyros Tsardakas, me një njësi speciale 10-anëtarëshe nga njësia e njohur si “FBI-ja greke”.

Këto forca po punojnë në bashkëpunim me policinë lokale për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, si dhe për hetimin e shkaqeve që çuan në masakrën e armatosur.

Në të njëjtën kohë, një njësi e EKAM-it (forcat speciale antiterroriste) është vendosur në mënyrë të përhershme në fshat, për të garantuar sigurinë dhe për të ndaluar çdo përplasje të re mes familjeve rivale.

Forcat e EKAB-së (Shërbimi Kombëtar i Urgjencës Mjekësore) kanë kryer gjashtë transportime urgjente drejt spitaleve të Heraklionit.

Dy gra të plagosura janë dërguar nga Qendra Shëndetësore Moira në Spitalin Universitar të Heraklionit (PAGNI). Dy burra të plagosur janë transferuar nga një klinikë private në të njëjtin spital. Një grua pa ndjenja është dërguar në PAGNI, ndërsa një burrë pa ndjenja është transportuar në spitalin “Venizelio”.

Për shkak të rrezikut të lartë në zonë, ambulancat qëndruan për disa orë në pozicione të sigurta derisa u dha leja për t’u afruar fshatit.

Sipas burimeve të para policore, përplasja ka lindur nga një armiqësi e vjetër mes dy familjeve lokale, që u rikthye pas sulmit me bombë një natë më parë. Më pas, njëra palë mori armët dhe sulmoi fshatin në shenjë hakmarrjeje.

Policia ka rrethuar plotësisht fshatin Vorizia, ndërsa po shmang kontaktin mes familjeve rivale, duke shpërndarë të plagosurit në spitale të ndryshme për të evituar incidente të reja.

Autoritetet greke e përshkruajnë situatën si “kritike”, ndërsa frika për përshkallëzimin e dhunës mbetet e lartë. Hetimet për vrasjet, plagosjet dhe zjarrvëniet janë në vijim, ndërkohë që forca të shumta policore mbeten në gatishmëri të plotë në zonën e Heraklionit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI