Flash

Sot një vit nga tragjedia në Novi Sad, Vuçiç bën thirrje për dialog me protestuesit

Lapsi.al 1 November 2025
Sot një vit nga tragjedia në Novi Sad, Vuçiç bën

Një tubim përkujtimor po mbahet sot në Serbi, me rastin e përvjetorit të tragjedisë në Novi Sad, në të cilën 16 persona humbën jetën dhe një person u plagos rëndë. Tubime përkujtimore organizohen në disa qytete, ndërsa kryesori dhe më i madhi është në vendin e tragjedisë në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit.

Edhe mbrëmjen e kaluar rreth 5,000 studentë dhe qytetarë ecën nga pjesë të ndryshme të Serbisë drejt Novi Sadit, për të marrë pjesë sot në takimin përkujtimor. Para se të hynin në Novi Sad, studentët u përplasën me një grup banditësh me të zeza, të cilët, sipas të pranishmëve, donin t'i sulmonin. Megjithatë, qytetarët i dëbuan.

Qytetarët dhe studentët pasi të mblidhen në pranë Stacionit Hekurudhor, do të mbajnë një heshtje gjashtëmbëdhjetë minutëshe. Përpara Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, qytetarët po ndezin qirinj, vendosin lule dhe nderojnë kujtimin e atyre që humbën jetën në shembjen e kupolës vitin e kaluar. Homazhet po zhvillohen në mënyrë të qetë. Disa grupe studentësh nga e gjithë Serbia kanë ardhur në këmbë ose me biçikleta për të marrë pjesë në këtë tubim të madh përkujtimor.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një fjalim drejtuar publikut në prag të përvjetorit të shembjes së kupolës, tha se dëshiron që dita të kalojë në paqe dhe me respekt për viktimat. Një ditë përpara zhvillimit të tubimi mbarëkombëtar në Novi Sa, Presidenti serb, foli pë unitet dhe dialog në një mesazh të shpërndarë me këtë rast.

"Le të jetë e nesërmja një ditë që na bashkon, jo një ditë që na ndan. Një ditë kur do të bashkohemi në dhimbjen e familjeve dhe do të tregojmë respektin dhe dashurinë tonë për ta. Jo një ditë që secili prej nesh do ta përdorë për përfitime politike personale. Dhe pas të nesërmes, le të përpiqemi sërish për dialog në shoqëri. Ata që duan të protestojnë, le të vazhdojnë ta bëjnë këtë. Por me më shumë respekt për bashkatdhetarët e tyre që mendojnë ndryshe", deklaroi Vuçiç.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI