Flash

Tiranë, zbulohet një ambient për tharjen e kanabisit, arrestohet organizatori

Lapsi.al 1 November 2025
Tiranë, zbulohet një ambient për tharjen e kanabisit, arrestohet

Policia e Tiranës finalizoi operacionin “Improvizimi”, duke zbuluar një ambient në zonën malore të fshatit Mukje, të përshtatur për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen për shitje.

Gjatë operacionit u arrestua J. M., 42 vjeç, i cili dyshohet si organizatori i veprimtarisë kriminale. Po ashtu, për moskallëzim të krimit, është vënë në hetim B. M., 59 vjeç, i cili dyshohet se kishte dijeni për aktivitetin dhe nuk e kishte denoncuar.

Nga ambienti u sekuestruan 516 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

NJOFTIMI I POLICISË

Tiranë/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Improvizimi”.

Zbulohet një ambient në zonën malore të fshatit Mukje, i përshtatur për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e tyre për shitje.

Arrestohet organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.

Vihet në hetim, për moskallëzim të këtij krimi, një shtetas.

Sekuestrohet nga ky ambient, një sasi Cannabisi.

Në vijim të operacioneve të Policisë së qarkut Tiranë, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe si rezultat i ndjekjes dhe hetimit të indicieve të marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin “Improvizimi”.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi J. M., 42 vjeç dhe nisi procedimi penal për shtetasin B. M., 59 vjeç.

42-vjeçari dyshohet se kishte improvizuar një ambient në territorin malor të fshatit Mukje, të cilin e kishte përshtatur për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e tyre për shitje, ndërsa shtetasi B. M. dyshohet se kishte dijeni për këtë veprimtari dhe nuk e kishte kallëzuar.

Gjatë kontrollit, nga ky ambient u sekuestruan 516 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Gruaja vritet gjatë një grabitjeje në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Greqi, ku një 75-vjeçare është vrarë gjatë një grabitjeje. Mediat helene raportojnë se 75-vjeçarja është gje...

19:15

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI