Flash

Kosova ndalon në kufi policin serb, me armë dhe municione

Lapsi.al 2 November 2025
Kosova ndalon në kufi policin serb, me armë dhe municione

Autoritetet kosovare e kanë ndaluar një pjesëtar të Policisë së Serbisë në pikëkalimin kufitar të Jarinjës – i cili lidh dy vendet – nën dyshimin për import të paautorizuar të municionit dhe posedim të paautorizuar të armëve dhe materialeve shpërthyese.- Advertisement -

Policia e Kosovës nuk e bëri të ditur emrin e të arrestuarit, por tha se ai është shtetas i Kosovës dhe Serbisë dhe u arrestua të shtunën në mëngjes.

Ai u dërgua në mbajtje derisa autoritetet po kryejnë hetim ndaj tij.

Në raportin e saj të përditshëm të dielën, Policia e Kosovës tha se në veturën e policit të dyshuar, me targa serbe, gjeti dhe konfiskoi 51 fishekë, 9.900 euro para të gatshme dhe 26.000 dinarë serbë.

“Nga i dyshuari janë sekuestruar dokumente personale si kartela e identifikimit së bashku me distinktivin e Policisë së Serbisë, kartelën e sindikatës së Policisë Serbe, letërnjoftimi i Serbisë dhe Kosovës, pasaporta e Serbisë, një palë spaleta të uniformës, një palë dorëza dhe një USB”, thuhet në njoftim.

Arrestimi i tij vjen disa muaj pasi Kosova i dëboi nga vendi dy pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, nën dyshimin për cenim të sigurisë kombëtare, si dhe ua ndaloi hyrjen për pesë vjet në qershor.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha asokohe se në përgjithësi Kosova kishte dëbuar 11 serbë të Kosovës që janë pjesë e Policisë Serbe. Megjithatë, autoritetet kosovare nuk kanë bërë të ditur se sa pjesëtarë të MPB-së serbe janë dëbuar deri më tani.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI