Flash

Kushtetuesja riktheu Veliajn në detyrë, Flor Binaj tregon së ç'do bëjë

Lapsi.al 3 November 2025
Kushtetuesja riktheu Veliajn në detyrë, Flor Binaj tregon së

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila sot i dha të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës edhe pse në masës e sigurisë “arrest në burg”, ka ardhur reagimi i Florian Binajt, kandidatit të mbështetur nga opozita në garën për kryebashkiak në kryeqytet.

Në reagimin e tij, Florian Binaj thekson se pavarësisht vendimit, nevoja për ndryshim në Tiranë mbetet e njëjtë dhe se ai do të kandidojë kurdo që të mbahen zgjedhjet.

“Unë do të kandidoj për kryebashkiak të Tiranës kurdo që të mbahen zgjedhjet me të njëjtën bindje, përkushtim dhe energji për t’u shërbyer njerëzve me ndershmëri, përgjegjshmëri dhe transparencë”, thekson ai.

Aktori shtoi se kjo nuk është garë për pushtet, por për qytetin, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e qytetarëve.

“Për mua dhe për qytetarët e Tiranës thelbi mbetet i njëjtë: Tirana ka nevojë për ndryshim.

Unë do të kandidoj për kryebashkiak të Tiranës kurdo që të mbahen zgjedhjet me të njëjtën bindje, përkushtim dhe energji për t’u shërbyer njerëzve me ndershmëri, përgjegjshmëri dhe transparencë.

Kjo nuk është garë për pushtet, por përpjekje për qytetin tonë, për ta bërë atë shtëpinë që duam t’u lëmë fëmijëve tanë. Mbështetja, inkurajimi dhe besimi që më kanë dhënë mijëra qytetarë këto ditë më kanë bindur se së bashku ne do t’ja dalim.

Rrugëtimi ynë vazhdon. Ndryshimin që duan qytetarët e Tiranës nuk do ta ndalë asgjë”, shkruan Binaj në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese shqyrtoi sot kërkesën e Veliajt, i cili kundërshtoi vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij, si dhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të reja në Tiranë.

Pas një seance të gjatë, që zgjati deri rreth orës 17:30, trupa gjyqësore vendosi në favor të Veliajt, duke i njohur të drejtën për të vijuar mandatin si kryebashkiak.

Vendimmarrja e trupës gjykuese ka qenë me shumicë votash 5 me 3, në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë, e cila kishte miratuar shkarkimin e kryebashkiakut pas propozimit të bërë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Praktikisht, edhe pse ndodhet në paraburgimin e Durrësit për shkak të hetimeve të SPAK, Veliaj rikthehet në detyrë si kryetar i Bashkisë Tiranë.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI