Flash

Orban godet me top drejt pankinës së Inter: Kolarov e Acerbi reagojnë ashpër

Lapsi.al 3 November 2025
Orban godet me top drejt pankinës së Inter: Kolarov e Acerbi

Një moment tensioni në “Bentegodi” u fiksua pas golit të barazimit të Giovane në ndeshjen Verona-Inter. Gjatë festimeve, Gift Orban goditi fluturimthi një top që përfundoi pranë pankinës zikaltër, duke shkaktuar reagimin nervoz të Aleksandar Kolarov, zëvendësit të teknikut Cristian Chivu.

Futbollisti nigerian u përgjigj me ashpërsi, duke provokuar ndërhyrjen e mbrojtësit Acerbi, i cili u mbajt menjëherë nga Pio Esposito për të shmangur përkeqësimin e situatës. Ndërkohë Zanetti sqaroi situatën me pankinën e Interit, ndërsa arbitri Doveri ndëshkoi me karton të verdhë Orban, i cili pak më vonë goditi edhe shtyllën, duke qenë pranë golit të përmbysjes.

Orban goditi me top drejt pankinës së Inter: përplasje e ashpër

Në minutën e 40', Giovane shënoi golin që rihapi ndeshjen me një goditje të saktë nga e djathta që mposhti Sommer dhe ndezi tifozët në “Bentegodi”. Menjëherë pas golit, partneri i tij i sulmit, Orban, goditi një top në formë harku drejt pankinës zikaltër, dhe ky veprim u perceptua si provokim nga Kolarov dhe Acerbi, të cilët u ngritën menjëherë për tu përplasur me të. Shpejt u formua një grup lojtarësh përgjatë vijës fundore gati për konflikt.

Lexo më tej: Inter nën akuzë: pse Bisseck nuk u përjashtua për faull si lojtar i fundit në Verona

Ndërhyrja e Paolo Zanetti, trajnerit të Veronës, qetësoi menjëherë situatën dhe arbitri ndëshkoi Gift Orban me karton të verdhë, duke thirrur kapitenët për të rivendosur rendin. Loja rifilloi, por atmosfera mbeti e tensionuar, me ndeshjen ende të hapur dhe të destinuar të dhuronte emocione edhe në pjesën e dytë.

Nuk pati më episode të tjera tensioni në minutat pasuese nga lojtarët e përfshirë në përplasjen e vogël që shpërtheu pas golit të Hellas.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI