Flash

PD kërkesë për interpelancë me të pandehurën Belinda Ballukun

Lapsi.al 3 November 2025
PD kërkesë për interpelancë me të pandehurën

Një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të PD, kanë kërkuar thirrjen në interprelacë urgjente të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pas marrjes së saj si të pandehur nga SPAK për abuzimet me tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë. Ky tender rezultojë të ishte i paracaktuar dhe me një faturë të fryrë financiare prej 50 milion euro më shumë.

Në datën 31 Tetor 2025, Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar marrjen të pandehur të Zëvëndëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit penal nr. 136, të vitit 2025 (bashkuar me procedimet penale nr. 167 dhe 181 të vitit 2024), ka rezultuar se në procedurën e prokurimit publik “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum – Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë – Sarandë) zhvilluar në datën 11.12.2020 dhe pas anulimit të saj, është rihapur procedura në datën 22.06.2021, me fond limit rreth 190 milionë euro, janë kryer shkelje të akteve ligjore dhe nënligjore, me qëllim favorizimin e operatorit ekonomik fitues të kësaj procedure.

Sipas dokumentacionit zyrtar dhe burimeve të hapura të informacionit rezulton se fillimisht për këtë procedurë prokurimi publik ishte shpallur fitues operatori ekonomik “Gjoka Konstruksion”, me ofertë 140 milionë euro. Por, pas anullimit të kësaj procedure, është shpallur fitues bashkimi i operatorëve ekonomik “INTEKAR – ASL”, me ofertë 190 milionë euro. Megjithatë, punimet janë kryer sërish me nënkontraktim nga shoqëria “Gjoka Konstruksion”, duke i sjellë Buxhetit të Shtetit një dëm të pajustifikuar prej 50 milionë euro.

“Në këto kushte, me qëllim dhënien e shpjegimeve dhe informacioneve lidhur me sa më lart, në mbështetje të nenit 80, pika 1, të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenit 97, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë thirrjen e një interpelance urgjente me Zëvëndëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku” – thuhet në kërkesën e depozituar nga deputetët e PD.

Kërkesa u firmos nga deputetët

Klevis Balliu,

Belind Këlliçi,

Ledina Alolli,

Xhelal Mziu,

Ramadan Likaj

Flamur Hoxha.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI