Flash

Shehaj thotë se Rama mbrojti Veliajn sot me Gjykatë, sepse mendon për veten nesër

Lapsi.al 3 November 2025
Shehaj thotë se Rama mbrojti Veliajn sot me Gjykatë, sepse mendon

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi Gjykatën Kushtetuese se veproi në mbrojtje të korrupsionit dhe në interes të Edi Ramës, pas vendimit që lejon kryetarin e Bashkisë së Tiranës , Erion Veliajn, të vazhdojë detyrën edhe pse ndodhet në burg për korrupsion.

Sipas Shehajt, Rama kërkon të krijojë një precedent ku akuzat apo arrestimet për korrupsion nuk përbëjnë arsye për largim nga posti.

Kreu i Partisë Mundësia paralajmëron se ky standard, që sot mbron Erion Veliajn e Belinda Ballukun, nesër mund të përdoret nga vetë Edi Rama për t’u mbrojtur nga drejtësia.

"Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që Gjykata Kushtetuese na thotë që një kryetar bashkie, i cili është i arrestuar dhe në burg për korrupsion, duhet të vazhdojë të qëndrojë në krye të detyrës. Por, mesa duket, kjo i intereson Edi Ramës dhe, nëse Edi Rama do që mos të bëhen zgjedhjet në Tiranë, Gjykata Kushtetuese merr vendim në favor të Edi Ramës. Ka dhe një çështje tjetër shumë të rëndësishme. Edi Rama ka nevojë t’i thotë të gjithëve që të jesh i akuzuar për korrupsion dhe në burg me akuzë për korrupsion, sipas Edi Ramës, nuk është arsye për të dhënë dorëheqje dhe për t’u larguar. Kjo vlen për Erjon Veliajn sot, por vlen gjithashtu për Ballukun dhe mund të vlejë edhe për Edi Ramën nesër, kur Edi Rama vetë të jetë në hetim për korrupsion" - u shpreh Shehaj në një video në rrjetet sociale.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI