Flash

Fjalori online/ Ç'kuptim ka epiteti "pallosh" që përdori Belinda Balluku

Lapsi.al 4 November 2025
Fjalori online/ Ç'kuptim ka epiteti "pallosh" që

Kur Belinda Balluku i shkruante vartësit të saj Ervis Berberit se në filan orë do hynte në zyrë tek "Palloshi i gjatë” ka qenë e sigurtë se ky mesazh nuk do përfundonte në dosjen e SPAK-ut një ditë dhe nga atje në media, duke nxitur të qeshura për shefin e qeverisë. Por çfarë ka nënkuptuar Belinda Balluku me fjalën “pallosh”?

Përgjimet/ Si e mësoi SPAK që Balluku e thërriste Ramën “palloshi i gjatë”

Fjalorët online shqip-shqip me pafajësi akademike japin tre kuptime për këtë fjalë.

1) “ Që ka trup të gjatë e të shëndoshë, me shpatulla të gjera e të mbushura, trupmadh. Djalë pallosh.   ”. Deri këtu, nuk ka asgjë të keqe në fjalët e zv.kryeministres. Askush nuk e vë në dyshim se kemi në krye të qeverisë një burrë të bëshëm dhe trupmadh, nda bashkëpuntorja e tij ndër vite mund të ketë pasur pikërisht këtë në mendje. Vetëm se kuptimi i dytë që jep fjalori ia heq gjithë petkun solemn fjalës “pallosh”.

2) “ Që ka shpirt të mirë e të çiltër; i padjallëzuar e pak si leshko. Ishte pallosh burrë” Këtu kuptimi bëhet më i përafërt. Nëse Bela ka pasur në mendje idenë e një njeriu të çiltër, në thelb "pallosh" mund të tingëllojë si një përkëdhelje për shefin... Në këtë kuptim duhet theksuar se ka edhe një lloj nënvlerësimi për Ramën, gjë e rrallë mes grave socialiste që më së shumti e shohin atë plot adhurim.

Në fund, fjalori sjell edhe kuptimin e tretë të fjalës “pallosh” që vjen disi më i hidhur.

3) “i trashë nga mendja”. Ky shpjegim i fjalës "pallosh" duhet thënë se i afrohet kuptimit me të cilën e përdori Belinda Balluku në bisedat me ish-drejtorin e arrestuar të rrugëve Ervis Berberi. Sepse të dy po bisedonin për përgatitjen e një inskenimi, sikur Berberi po i dërgonte një njoftim në telefon Ballukut, në mënyrë që të shtireshin sikur po e merrnin vesh aty për një çështje që ata kishin vendosur t'i paraqisnin kryeministrit. Në këtë kontekst, kur Balluku i shkruan Berberit që në këtë orë "do hyj tek Palloshi i gjatë..." ajo në fakt po fliste për një njeri të trashë, një leshko të cilit mund t'i bënte një rreng brenda në zyrën e tij.

Kështu që mes gjithë dosjeve, tenderave dhe “surprizave” që Balluku e Berberi përgatisnin për shefin, më e mprehta mbetet kjo fjalë për kryeministrin tonë, nga larg “i gjatë”, nga afër “pallosh”./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI