Flash

Ish-lojtari i Tiranës Zizovic mbetet pa jetë në pankinë:futbollistët shemben në fushë

Lapsi.al 4 November 2025
Ish-lojtari i Tiranës Zizovic mbetet pa jetë në
Dramë në kampionatin më të lartë serb, Super Ligë. Mladen Zizovic, trajneri i Radnički 1923, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare pasi është rrëzuar papritur në pankinë gjatë ndeshjes kundër Mladost Lučani. Ndërhyrja e ndihmës mjekësore ka ndodhur në minutën e 22-të të pjesës së parë. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të stafit mjekësor dhe transportimit urgjent në spital, për trajnerin nuk ka pasur asgjë për të bërë. Lajmi për vdekjen, i konfirmuar pak orë më vonë, çoi në pezullimin e menjëhershëm të ndeshjes. Pamjet nga stadiumi kanë treguar skena tronditëse me lojtarë që shemben në fushë dhe anëtarë të stafit që shpërthejnë në lot, të pabesueshëm për tragjedinë e ndodhur. Në një njoftim zyrtar, Federata e Futbollit të Serbisë shprehu “trishtim të thellë dhe mosbesim”, duke e cilësuar ndarjen e tij nga jeta si “një humbje të madhe për të gjithë komunitetin futbollistik”.

Kush ishte Zizovic?

I lindur në vitin 1980, Zizovic ishte një figurë shumë e respektuar në futbollin ballkanik. Si futbollist, kishte veshur fanellat e disa klubeve, përfshirë Zrinjski Mostar dhe Banja Luka, duke grumbulluar gjithashtu katër paraqitje me kombëtaren e Bosnjës dhe Hercegovinës. Nga 1 gushti 2010, deri në 1 shtator 2011 Zizovic luajti në Shqipëri, me fanellën e Tiranës. Pas tërheqjes nga futbolli aktiv, ai kishte drejtuar klube si Radnik Bijeljina dhe Zrinjski, duke arritur edhe suksese në arenën europiane. Sf idën e Radnički 1923 e kishte pranuar në korrik të vitit 2025.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI