Flash

Kthehen Mehmeti e Muçi? Sylvinho publikon listën për dy ndeshjet e fundit të premten

Lapsi.al 5 November 2025
Kthehen Mehmeti e Muçi? Sylvinho publikon listën për dy
Transferta me Andorrën e pastaj e fundit në shtëpi me Anglinë. Luhet një vend në playoff pikërisht në dy sfidat e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Ndaj dhe e gjithë vëmendja është te seleksioni i teknikut Sylvinho e nëse do të thërrasë emrat e munguar së fundmi e të evokuar nga të gjithë. Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026 në grupin K, ndaj Andorrës dhe Anglisë. Trajneri Sylvinho do të publikojë listën me lojtarët e grumbulluar ditën e premte, më 7 nëntor. Më pas, ai do të dalë në konferencë për mediat në “Shtëpinë e Futbollit”, ku do të flasë për listën dhe për dy sfidat e fundit kualifikuese.

Lexo më tej: FSHF nxjerr në treg biletat për ndeshjen me Anglinë (Detajet)

Grumbullimi zyrtar i Kombëtares do të nisë të hënën, në Barcelonë. Ndeshja Andorra – Shqipëri do të luhet më 13 nëntor, në “Estadi FAF Encamp”, në orën 20:45. Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, ndaj Anglisë, në orën 18:00. Shqipëria renditet në vendin e dytë në grupin K me 11 pikë.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI