Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama Duwaji, gruaja e Zohran Mamdani që e ndihmoi në heshtje për fitoren

Lapsi.al 5 November 2025
Rama Duwaji, gruaja e Zohran Mamdani që e ndihmoi në heshtje për

Rama Duwaji, 28 vjeç, është Zonja e Parë e Gjeneratës Z në historinë e New York City që nga e marta, 4 nëntor, kur bashkëshorti i saj, Zohran Mamdani, u zgjodh kryetar bashkie i qytetit më të madh dhe më të populluar në Shtetet e Bashkuara. Edhe pse Rama Duvaji qëndroi larg vëmendjes gjatë fushatës 1-vjeçare të bashkëshortit të saj 34-vjeçar, ajo e ndihmoi në heshtje Mamdanin të ndërtonte praninë e tij virale në mediat sociale. Sipas CNN, artistja dhe animatorja e re ishte forca lëvizëse pas fushatës së Mamdanit dhe dizajnoi logot e tij.

Duwaji lindi nga prindër sirianë në Hjuston të Teksasit. Babai i saj është inxhinier kompjuterash dhe nëna e saj është mjeke. Ajo u rrit midis Teksasit dhe Dubait, ku familja e saj u zhvendos kur ajo ishte 9 vjeç. Ajo kishte një pasion për vizatimin që nga fëmijëria dhe ndoqi Shkollën e Arteve të Universitetit Virginia Commonwealth në Doha për një vit përpara se të transferohej në Universitetin e Richmond në Virxhinia për të përfunduar studimet. Pas një kthimi të shkurtër në Dubai, ajo u kthye në Nju Jork në vitin 2021 dhe përfundoi masterin e saj në ilustrim në Shkollën e Arteve Pamore të Qytetit të Nju Jorkut në vitin 2024.

Veprat e Duwaji-t përqendrohen në kulturën arabe, drejtësinë sociale në Lindjen e Mesme, veçanërisht të drejtat e grave. Që nga viti 2023, artistja ka krijuar vepra rreth gjenocidit në Gaza dhe luftës civile në Sudan.

Në një intervistë në podkastin "Tavan Studio in Conversation" në vitin 2019, Duwaji deklaroi se, megjithëse mendonte se ishte e rëndësishme të ishe amerikane, më vonë e kuptoi se "nuk ishte integruar plotësisht" dhe filloi të krijonte vepra të përqendruara në "identitetin" e saj dhe "çfarë do të thotë të jesh siriane jashtë vendit". Veprat e gruas së kryetarit të ri të bashkisë së Nju Jorkut dhe postimet e saj në Instagram tregojnë se çifti ndan të njëjtat qëndrime politike, siç është gjenocidi në Gaza.

Who is Zohran Mamdani's wife Rama Duwaji? 5 facts about potential future  first lady of New York City | Hindustan Times

Prillin e kaluar, Rama Duvaji, në një intervistë të rrallë me Yung Media, sulmoi Presidentin Trump, duke thënë: "Duke parë kaq shumë njerëz që dëbohen dhe heshtin nga frika, e vetmja gjë që mund të bëj është të përdor zërin tim për të denoncuar sa më shumë që të jetë e mundur atë që po ndodh në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Palestinë dhe Siri".

“Socialisti demokrat” Zohran Mamdani dhe artistja brune u takuan në aplikacionin e takimeve “Hinge” në vitin 2021. Tetorin e kaluar, Mamdani dhe Duvaji njoftuan fejesën e tyre në Instagram me një postim në të cilin politikani e quan partneren e tij “Drita e jetës sime”.

Who is Rama Duwaji, Dubai-raised wife of New York City's first Muslim mayor  Zohran Mamdani? - Arabian Business: Latest News on the Middle East, Real  Estate, Finance, and More

Çifti u martua shkurtin e kaluar në Bashkinë e Manhattanit dhe në korrik udhëtoi për në Ugandë, vendlindjen e Zohran Mamdanit, për një tjetër ceremoni martese, sipas New York Times. Zonja e Parë e re e “Mollës së Madhe” ka punuar për The New Yorker, The Washington Post dhe Vogue. Ajo gjithashtu ka bashkëpunuar me Apple, Spotify dhe Tate Modern në Londër. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI