Flash

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Agron Zhukri

Lapsi.al 6 November 2025
KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Agron Zhukri

Vendimi u morë nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 28/2024, datë 19.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Agron Zhukri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 759, datë 19.04.2024.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 759, datë 19.04.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Agron Zhukri. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 06.11.2025, në Tiranë.

Zhukri u shkarkua nga detyra më 19 prill 2024, pasi u gjet me balanca negative në vlera të mëdha. Komisioni konstatoi pamundësi financiare të familjes së gjyqtarit të Tiranës, Agron Zhukri për krijimin e pasurive në masën e 93 milionë lekëve.

Emri i Agron Zhukrit u lakua në në marsin e vitit 2022 për shkak të shqyrtimit të konfliktit të brendshëm të Partisë Demokratike për logon e partisë dhe vulën. Zhukri i dha të drejtë Sali Berishës e grupit të Rithemelimit ndërsa vendimi u rrëzua më pas nga Gjykata e Apelit, për njëanshmëri dhe mos respektim të procedurave dhe u rikthyer çështja për shqyrtim në shkallë të parë. /BIRN

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI