Flash

PAMJET/ Një personi i bie të fikët gjatë konferencës së Trump

Lapsi.al 6 November 2025
PAMJET/ Një personi i bie të fikët gjatë konferencës

Momente dramatike pati në Zyrën Ovale të enjten pasdite, gjatë një konference për shtyp të Presidentit të SHBA, Donald Trump për çështjen e uljes së mëdha të çmimeve që kompanitë farmaceutike “Novo Nordisk” dhe “Eli Lilly” do të ofrojnë për produktet e humbjes së peshës duke kontribuar në luftën kundër obezitetit.

Në momentin që po fliste David Rix, CEO i kompanisë “Eli Lilly”, pamjet treguan Gordon Findlay, një drejtues të kompanisë farmaceutike “Novo Nordisk” që humbi ndjenjat dhe u rrëzua pranë presidentit amerikan.

Zyrtarët në vendngjarje arritën ta mbanin Findley, i cili është shefi për tregut amerikan të kompanisë “Novo Nordisk”. Stafi largoi personat dhe mediat nga Zyra Ovale ndërsa transmetimi u ndërpre. Mediat amerikane konfirmojnë se ai mori ndihmë të menjëhershme mjekësore, megjithëse gjendja e tij pas incidentit nuk është ende e qartë.

Më herët gjatë konferencës Donald Trump njoftoi marrëveshjen me kompanitë farmaceutike që synojnë uljen e çmimeve të ilaçeve për humbje peshe, duke e ulur koston në 150 dollarë në muaj për disa pacientë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI