Flash

Rrezikon 1 muaj përjashtim nga Kuvendi/ Çfarë tha Berisha që mërziti ambasadorin e BE

Lapsi.al 6 November 2025
Rrezikon 1 muaj përjashtim nga Kuvendi/ Çfarë tha Berisha

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi si incident të rëndë diplomatik deklaratën e kreut të PD-së Sali Berisha ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla tha se reagimi e Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, lidhur me sulmet e krydemokratit, dëshmojnë se ky incident diplomatik ka marrë përmasa të mëdha.

"Ju paralajmëruam në mëngjes për një incident të rëndë diplomatik, por masat e situatës janë rënduar. Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian i ka kërkuar Partisë Demokratike të distancohet nga kjo deklaratë e turpshme", - tha Balla duke bërë me dije se është depozituar një kërkesë për përjashtimin 30-ditor të Berishës nga Kuvendi.

Çfarë tha Berisha

Teksa shprehu kundërshti për projektligjin, Berisha shigjetoi diplomatin e BE-së, duke thënë se nuk mund t’i imponojë shoqërisë bindjen e tij personale.

“Zotëri ne respektojmë orientimin seksual të të gjithëve. Përpjekjet tuaja për t’u imponuar standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, përveç asaj binare. Edhe në statusin tënd ti je binar. Nuk merremi ne me trajtime. Ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e veta mbrapa siç ka shpjeguar jetën e tij personale. Cila direktivë e BE bën fjalë për “përkatësi të shumëfishtë gjinore?”, - tha Berisha.

Reagimet për Berishën

Pas kësaj deklarate reagoi Komisionerja për Zgjerim e BE, Marta Kos.

“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë përbërëse e ligjit të Bashkimit Europian. Përafrimi me to është pjesë e procesit të anëtarësimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë personale e Ambasadorit të ambasadorit të BE në Shqipëri. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm” – shkroi Kos në X.

Këtë deklaratë e shpërndau kryeministri Edi Rama duke kërkuar ndjesë.

“Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese se si një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët. Megjithatë, siç themi në shqip, le të lehin qentë, karvani ecën përpara”, - shkroi Rama në X.

Sqarimi i Berishës

Pas këtyre derklaratave, Sali Berisha ka reaguar sërish në sallën e Kuvendit. Ai tha se nuk ka fyer askënd dhe se fjala “binar” nuk është fyerje.

“Nuk mund ta fyeja unë atë (ambasadorin), e thashë këtu, përkundrazi, e vetmja gjë që kërkova është të na tregojë cilën direktivë. Dhe nuk e kërkova kot sepse unë para se të vij kam kërkuar nga ekspertë, nga njohës të të drejtës evropiane, dhe ata më kanë garantuar, siç e thashë, se nuk ekziston asnjë direktivë e BE për largimin nga binariteti dhe adaptimin e identiteteve me spektër të ndryshëm dhe me përkatësi të shumëfishtë. Pse e quajta binar? Asnjë diskriminim, përkundrazi thashë binar. Dhe binar nuk mund të jetë fyerje kurrë” – tha Berisha.

“Nuk kam bërë asnjë fyerje ndaj asnjë ambasadori, por kam shprehur mendimet e mia këtu, siç do t’i shpreh haptas në çdo rast. Kam kërkuar nga ky parlament, dhe jashtë këtij parlamenti, nga ambasadori Gonzato, të na tregojë se cilën direktivë, se ai ka mbështetur këtë ligj dhe zonja Marta Kos deklaron se ai ka mbajtur qëndrimin e BE. Plotësisht dakord” – shtoi kreu i PD.

Projektligji për barazinë gjinore shkaktoi sot debate në Kuvend. Opozita thekson se dëmton thelbin e familjes, por sipas PS duke thënë “përkatësi e shumëfishtë” është një term social që lidhet me ligjin e diskriminimit, pasi gjinitë mbeten vetëm 2: burrë dhe grua. Jashtë godinës së Kuvendit u zhvilluan edhe një protestë kundër këtij projektligji. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI