Flash

Blenin vota për PS, SPAK çon për gjykim tre persona në Lezhë

Lapsi.al 7 November 2025
Blenin vota për PS, SPAK çon për gjykim tre persona në

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona të akuzuar për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje, të ndodhur gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Qarkun e Lezhës.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, më datë 7 nëntor 2025, është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme procedimi penal nr. 55/2025, që lidhet me veprimtari të paligjshme të ndodhura në Bashkinë Kurbin, ku personat e përfshirë dyshohet se kanë ofruar dhe shpërndarë para në këmbim të votës.

Të pandehurit e dërguar për gjykim janë:

-Gersi Kaçorri, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal;

-Besnik Uka, i akuzuar për “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328/b dhe 25 të Kodit Penal;

-Artur Jahja, i akuzuar për “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328/b dhe 25 të Kodit Penal.

Sipas SPAK, procedimi penal është regjistruar mbi bazën e materialeve të referuara nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), e cila ka zhvilluar një hetim proaktiv me përdorimin e metodave speciale të hetimit, përfshirë përgjime telefonike dhe vëzhgime të drejtpërdrejta.

Nga provat e mbledhura, ka rezultuar se gjatë fushatës elektorale, të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë premtuar, ofruar dhe shpërndarë shuma monetare për zgjedhës në zonën e Bashkisë Kurbin, me qëllim që ata të votonin në një mënyrë të caktuar në mbështetje të subjektit politik Partia Socialiste.

Hetimet kanë treguar se tre të pandehurit kanë qenë aktivë në fushatën zgjedhore, duke ndërmarrë veprime konkrete për të ndikuar në vullnetin e zgjedhësve dhe për të ndihmuar rezultatin elektoral të subjektit në fjalë.

SPAK thekson se dosja tashmë i është kaluar Gjykatës së Posaçme, e cila do të shqyrtojë akuzat ndaj tre personave të përfshirë në këtë rast.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI