Flash

Rruga e Elon Musk: Si të bëhesh trilioner

Lapsi.al 7 November 2025
Rruga e Elon Musk: Si të bëhesh trilioner

Aksionerët e Teslës kanë miratuar një plan shpërblimi që, nëse përmbushet, mund ta bëjë Elon Musk-un njeriun e parë trilioner në histori. Dhe ndryshe nga fantazitë e rrjeteve sociale, kjo “rrugë drejt trilionit” ka përkufizime shumë të qarta: objektiva financiarë, afate dhe kushte konkrete.

Pas një viti të trazuar për kompaninë dhe drejtuesin e saj, mbi 75% e aksionerëve të Teslës votuan për t’i dhënë Musk-ut një paketë aksionesh me vlerë potenciale deri në 1 trilion dollarë (rreth 865 miliardë euro), me kusht që Tesla të arrijë 12 objektiva madhorë gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm.

Në thelb, plani është një “manual për pasurim ekstrem” i bazuar në performancë. Që Musk ta fitojë çdo pjesë të shpërblimit, Tesla duhet të rrisë vlerën e saj në bursë nga 1,4 trilion në 8,5 trilion dollarë, pra, të pesëfishojë vlerën aktuale. Mes objektivave të tjera janë:

-Shitja e 1 milion robotëve Tesla,

-10 milion abonime aktive për softuerin e drejtimit autonom,

-dhe një rritje dramatike e fitimeve vjetore.

Pas votimit, Musk e përshkroi momentin si “jo thjesht një kapitull të ri, por një libër të ri për Teslën”, duke e interpretuar besimin e aksionerëve si mandatin për revolucionin e ardhshëm teknologjik.

Për investitorët, ky vendim është një bast i madh se Musk është ende njeriu që mund ta çojë Teslën përtej makinave elektrike, drejt robotëve, inteligjencës artificiale dhe ekonomisë së automatizuar. Për Musk, është rruga më konkrete dhe e matshme drejt një statusi që asnjë njeri në histori nuk e ka pasur: trilioner i verifikuar.

Të këshilluara

Greqia në krizë për furnizim me ujë

Ekspertët paralajmërojnë se Greqia po përballet me një mungesë gjithnjë e më të rëndë të ujit, me situatën më kritike të raportuar në Athinë dhe zonat përreth s...

18:15

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI