Flash

“Shkodra ka Zot”, Martini sulmon Dajën e Tetovën, replikon Egnatia me Dritëro Agollin

Lapsi.al 7 November 2025
“Shkodra ka Zot”, Martini sulmon Dajën e Tetovën, replikon

Ngjarjet e fundit në kampionatin e Superiores kanë krijuar një klimë tensioni, i shfaqur jo vetëm në raport me median nga Ilir Daja, por edhe me akuza ndaj arbitrimit që trajneri i Dinamos dhe ai i Egnatias Edlir Tetova kanë ngritur hapur. E ndoshta ironia e teknikut të kampionëve në fuqi, në lidhje me ndeshjen me Vllazninë, e përfunduar 2-2, ka bërë që Edi Martini të shpërthejë në konferencën për shtyp para sfidës me Dinamon. “E shoh që janë të trembur, si Egnatia dhe Dinamo. Mënyra si ata komunikojnë pas ndeshjeve, në intervista dhe konferenca për shtyp janë shumë të trembur sepse e dinë që ne jemi këtu dhe jemi më të mirë se ata”.

Sulmi frontal i trajnerit të Vllaznisë

“Janë disa situata që nuk më pëlqejnë prej kolegëve të mi trajnera – tha Martini -. E shoh që në çdo ndeshje, ose çdo pas ndeshje, sulmojnë egër arbitrat. Njëri thotë ti nuk duhet të arbitrosh më, tjetri thotë kamera, tjetri… Dmth është një presion që po i bëhet arbitrave në maksimum. Unë jam ndëshkuar me karton të kuq për asgjë, ndeshjen e parë të kampionatit. Shoh që këto trajnerë që bërtasin, munden të bëjnë gjithçka, nuk po dënohen, nuk po marrin karton të kuq, edhe me fjalët që thonë pas intervistave. Ka raste që duhet të kuptojnë që edhe Shkodra ka zot”.

Lexo më tej: Penallti e karton i kuq kundër, Egnatia rrëmben pikë me Vllazninë me perlën e Jaime

Martini pastaj sulmoi kapitenin e rrogozhinasve Albano Aleksin, që u pa në kamera duke përdorur fraza pak të hijshme, pas golit të barazimit të shënuar në fundin e kohës shtesë. “Nuk e kuptoj, gjyqtarët e FIFA-s duhet të kenë autoritet pak më tepër. Të shash nga fillimi deri në fund, siç ishte rasti i Aleksit që shante pafund edhe arbitrat, por edhe në pushimin e ndeshjes i bënin presion arbitrave, apo edhe pas ndeshjes”.

Drejtori i Egnatias përgjigjet me Dritëro Agollin

Nuk vonoi shumë dhe ka ardhur reagimi i Klejdi Zenelajt, drejtor sportiv i Egnatias. Thumbimin për Martinin ai ka zgjedhur ta japë përmes Dritëro Agollit në faqen e tij të rrjeteve sociale: “Kujt vetja i hyri shumë në qejf, kapërceu lumin dhe u mbyt në përrua”.

zenelaj

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI