Flash

Trump shqyrton përjashtimin e Hungarisë nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lapsi.al 7 November 2025
Trump shqyrton përjashtimin e Hungarisë nga sanksionet ndaj

Donald Trump, i cili priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin Viktor Orbán, deklaroi se po “shqyrton” mundësinë e përjashtimit të Hungarisë nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus.

“Është shumë e vështirë për zotin Orbán të sigurojë naftë dhe gaz nga rajone të tjera,” tha Trump. Ai shtoi se hungarezët “nuk kanë avantazhin e detit. Është një vend i mrekullueshëm, një vend i madh, por nuk kanë det. Nuk kanë portet e tyre. Dhe kështu ata përballen me një problem të vështirë.”

Në një pjesë tjetër të deklaratave për gazetarët, Trump u shfaq mbështetës i ligjeve të ashpra të Hungarisë për imigracionin.

“Mendoj se duhet të respektojnë Hungarinë dhe këtë udhëheqës shumë seriozisht, sepse ai ka të drejtë në çështjen e imigracionit,” tha Trump, duke iu referuar Bashkimit Evropian dhe mosmarrëveshjeve të tij me politikën e Orbán.

Ai shtoi edhe një koment: “Shikoni çfarë ka ndodhur në Evropë me imigracionin, njerëzit mbushin Evropën, kudo, dhe kjo po i bën dëm.”

Në fund, lidhur me takimin me Vladimir Putin që do të zhvillohej në Budapest, Trump tha se do të donte që ai të mbahej në kryeqytetin hungarez, por nuk sheh ndonjë arsye për ta realizuar tani.

Të këshilluara

Rruga e Elon Musk: Si të bëhesh trilioner

Aksionerët e Teslës kanë miratuar një plan shpërblimi që, nëse përmbushet, mund ta bëjë Elon Musk-un njeriun e parë trilioner në histori. Dhe ndryshe nga fantaz...

17:55

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI