Flash

Aksident në Shkodër/ Makina përplaset me motorin, plagoset 19-vjeçari

Lapsi.al 8 November 2025
Aksident në Shkodër/ Makina përplaset me motorin, plagoset

Një aksident është shënuar në bulevardin Skënderbeu në Shkodër. Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur. Raportohet se automjeti me drejtuese shtetasen A. H., 40 vjeçe, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. L.

I riu ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:40, në bulevardin Skenderbeu, automjeti me drejtuese shtetasen A. H., 40 vjeçe, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. L., 19 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi E. L., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI