Flash

Burgu nëntokësor i Izraelit/ Palestinezët rrëfejnë tmerrin e përjetuar

Lapsi.al 8 November 2025
Burgu nëntokësor i Izraelit/ Palestinezët rrëfejnë

Izraeli po mban dhjetëra palestinezë nga Gaza në burgun nëntokësor Rakefet, një strukturë pa dritë natyrale, ku të burgosurit përballen me mungesë ushqimi, izolim total dhe keqtrajtime të rënda.

Raportimet vijnë nga avokatët e Komitetit Publik Kundër Torturës në Izrael (PCATI).

Mes të ndaluarve janë një infermier 34-vjeçar dhe një 18-vjeçar, të mbajtur për muaj të tërë pa akuza apo gjyq. Ata rrëfejnë se janë dhunuar, torturuar, kanë pasur mungesë ajri dhe ushqimi.

Burgu Rakefet, i hapur fillimisht në vitet ’80 për kriminelë të rrezikshëm dhe më pas i mbyllur si “çnjerëzor”, u riaktivizua në vitin 2023 me urdhër të ministrit të ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir pas sulmeve të 7 tetorit. Sot, aty mbahen rreth 100 të burgosur, ndonëse kapaciteti fillestar ishte vetëm për 15 persona.

Avokatët që vizituan qelitë përshkruajnë kushte ekstreme: nën tokë, pa dritare, me ajër të rëndë, qeli të ndyra dhe survejim të vazhdueshëm. Të burgosurit dalin vetëm disa minuta në ditë dhe nuk kanë asnjë kontakt me familjet.

PCATI e cilëson mbajtjen e tyre si shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar humanitar, duke theksuar se privimi nga drita e diellit dhe ushqimi përbën formë torturë.

Shërbimi i Burgjeve të Izraelit ka deklaruar se “vepron sipas ligjit”, por nuk ka dhënë përgjigje për identitetin dhe trajtimin e të ndaluarve në Rakefet.

Të këshilluara

Rruga e Elon Musk: Si të bëhesh trilioner

Aksionerët e Teslës kanë miratuar një plan shpërblimi që, nëse përmbushet, mund ta bëjë Elon Musk-un njeriun e parë trilioner në histori. Dhe ndryshe nga fantaz...

17:55

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI