Flash

“E shoh që kam punë”, Nuhiu pa justifikim. Bellaj feston: “S'kam flokë, por lojtarë”

Lapsi.al 8 November 2025
“E shoh që kam punë”, Nuhiu pa justifikim. Bellaj feston:

“Nuk e kam pritur që të startoja në këtë formë. E shoh që kam shumë punë realisht. Sot pashë një skuadër që po kërkonte që të jepte në fushë atë që bëjmë në stërvitje. Në dy momentet më të mira, u ndëshkuam. Jemi të goditur në aspektin psikologjik, do kohën e vet”. Ardjan Nuhiu del për herë të dytë në po kaq ndeshje kokëulur para tifozëve dhe kamerave. Tekniku i Tiranës mesa duket pas ndeshjes së dytë e kuptoi që paska shumë punë, me një skuadër që ndodhet e fundit në renditje.

Sidoqoftë një shpresë vjen nga pauza e kombëtareve, në momentin e duhur për Tiranën dhe vetë teknikun Nuhiu, për të riorganizuar idetë: “Ky moment pushimi na vjen në ndihmë për t’u qetësuar dhe menduar. Ky dy javorsh është i mirëseardhur për mua dhe ekipin, kam besim se do të përmirësohemi dhe të mos pësojmë lehtë. Ne kemi vlerësuar që duhet të jemi më afër, të jemi më kompakt. Në momentet që je më kompakt, duhet të vraposh më pak. Këtë javë që vjen duhet të punojmë në aspektin e përgatitjes fizike, të shtojmë intensitetin dhe grintën”, tha Nuhiu.

BELLAJ: “NUK KAM FLOKË E NË PASQYRË SHOH LOJTARËT E JO VETEN”

“Dua të përgëzoj çunat. Jam i lumtur pasi kam shumicën e lojtarëve që kisha vjet. Jam krenar që punoj me këta çuna, dua t’u uroj të kenë gjithçka, por duke bërë punën çdo të diel, që të kenë këto gëzime dhe fitore”. Arjan Bellaj nuk fshihet dhe e di mirë se shpëtimi në një kampionat të gjatë është i komplikuar dhe ende i paarritur.

Lexo më tej: Tirana nuk shihet me sy, Vora e fundos më keq: Nuhiu, humbja e dytë në dy ndeshje

Sidoqoftë Vora e tij vazhdon të grumbullojë pikë dhe është një grup më shumë se i mbledhur: “Unë nuk kam flokë dhe kur shoh në pasqyrë, shoh lojtarët nga mbrapa, s’shoh veten. Donim që kundërshtari të bënte topa të gjatë dhe ia dolëm. Kemi marrë shumë “rebound”, të cilat në futboll të mbajnë në lojë. Kishim përgatitur të bënim këtë presing. Kemi shumë mungesa, jemi të ngarkuar. Janë ndeshje të vazhdueshme dhe janë po të njëjtët futbollistë. Kasalla është shtylla e ekipit, por të gjithë ishin të mrekullueshëm”, tha tekniku i Vorës.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI