Flash

Elbasan, shpërthejnë sërish tubacionet e ujësjellësit pranë konviktit të studentëve

Lapsi.al 8 November 2025
Elbasan, shpërthejnë sërish tubacionet e ujësjellësit

Një situatë shqetësuese është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, pranë rrethrrotullimit të Konviktit të studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” , ku kanë shpërthyer sërish tubacionet e reja të ujit të pijshëm, të shtruara nga ndërmarrja “Ujësjellës-Kanalizime”.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë një sasi të madhe uji që del me presion të lartë, duke krijuar një pamje të ngjashme me shatërvan, ndërsa rruga është mbuluar nga ujërat që rrjedhin pa kontroll. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 dhe, sipas banorëve të zonës, deri në këto momente nuk ka mbërritur asnjë ekip teknik nga ujësjellësi për të ndërhyrë.

Banorët e lagjes “Haxhia” shprehen të revoltuar, pasi kjo është hera e tretë që tubacionet e reja shpërthejnë brenda një periudhe të shkurtër kohe. Ata theksojnë se kanë bërë disa herë ankesa pranë institucioneve përkatëse, por pa marrë zgjidhje konkrete, ndërsa punimet e kryera sipas banorëve lënë për të dëshiruar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI