Flash

Zgjedhjet/ Policia e Shtetit merr në ruajtje 473 qendra votimi

Lapsi.al 8 November 2025
Zgjedhjet/ Policia e Shtetit merr në ruajtje 473 qendra votimi

Në kuadër të planit të masave të miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka përfundon instruktazhi i punonjësve të Policisë në qarqet Elbasan, Berat, Vlorë, Dibër e Gjirokastër, ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

612 punonjësit e Policisë janë trajnuar dhe pajisur me librin e xhepit dhe dokumentin identifikues, sipas numrit kodik.

Lista e punonjësve dhe mjeteve të angazhuara është miratuar nga KQZ.

Gjatë ditës së sotme, do të merren në ruajtje 473 qendra votimi, ndërsa objektet që shërbejnë si KZAZ janë tashmë në ruajtje nga Policia, që prej momentit të mbërritjes së materialeve zgjedhore.

Policia bwn tw ditur se janë ngritur grupet e drejtimit në komisariate dhe Grupi i Koordinimit në DVP, i cili koordinon veprimet me Grupin e Drejtimit në DPPSH, për të ndjekur në kohë reale mbarëvajtjen e procesit dhe për të menaxhuar çdo situatë, në zbatim të planit të posaçëm të masave.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast që cenon të drejtën e tyre për të votuar apo që synon të tjetërsojë votën e tyre.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI