Flash

Patronazhistë pranë qendrave të votimit/ Reagon Celibashi

Lapsi.al 9 November 2025
Patronazhistë pranë qendrave të votimit/ Reagon Celibashi

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat ka ndarë informacione rreth procesit të votimit në pesë bashki të vendit. Sipas KQZ, pjesëmarrja në të gjitha bashkitë deri në këtë orë është 2.42%.

Ai u pyet edhe për patronazhistët që qëndrojnë në hyrje të qendrave të votimit dhe që mbajnë shënim votuesit që hyjnë aty. Celibashi tha se kjo çështje do t'u adresohet organeve komptete. Celibashi tha se do të ndërhyhet edhe në ato qendra ku nuk është lejuar që të hyjnë kamerat e TV-ve. Sipas kreut të KQZ-së rezultati pritet të dalë mesditën e së hënës. Sa i përket numërimit me Inteligjecë Artificiale në Tepelenë ai shpjegoi se janë instaluar kamera në vendet e numërimit të votave të cilat i numërojnë ato automatikisht. 

"Kemi këto informacione për të ndarë me ju: përgjithësisht procesi ka filluar normalisht, në masën 81% e tyre janë hapur në orën 07:00, vetëm 19% janë hapur ndërmjet orës 07:00-08:00 të mëngjesit.

34% e komisioneve janë të përbërë me 7 anëtarë, 29% me 5 anëtare dhe 19% me 4 anëtarë. Vetëm në 3 qendra votimi kishte mungesë të anëtarëve, por në komunikimet që kishim u mundësua koriumi.

Deri më tani nuk janë raportuat problematike ë fillimin e procesit nuk kemi asnjë problem të raportuar për përdorimin e pajisjeve elektronike. Janë paraqitur në detyrë operatorët, identifikimi po kryhet në 100% qendrave të votimit përmes këtyre pajisjeve.

Nuk kemi transmetim në kohë reale në 18 qendra votimi, por jemi duke marrë informacion. Ajo që vlen të theksohet është se s’kemi pasur probleme me pajisjet. Për pjesëmarrjen është 2.42% total në të gjitha bashkitë" - tha Celibashi. /LAPSI.al  

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI