Flash

Taulant Balla thyen heshtjen zgjedhore/ Reagon Celibashi: E ndaluar

Lapsi.al 9 November 2025
Taulant Balla thyen heshtjen zgjedhore/ Reagon Celibashi: E ndaluar

Kreu i KQZ-së Ilirian Celibashi, u pyet nga gazetarët, pasi Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla theu sot heshtjen zgjedhore, duke bërë thirrje për votim të kandidatëve socialistë në 5 bashki të vendit. Duke folur për gazetarët, Celibashi tha se është e ndaluar të bëhen thirrje elektorale.

“Është e ndaluar të bëhen thirrje elektorale, mund të bëjnë për pjesëmarrje masive. Shpresoj që kjo risjellje në vëmendje e kësaj problematike shpresoj të dëgjohet”, tha Celibashi.

Më herët në një postim në Facebook, Balla kërkoi që të votohshin kandidatët socialistë.

“Prej mëngjezit qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës po votojnë për kryebashkiakët e rinj për të vazhduar rrugën drejt “#Shqipëria2030” me Edi Rama dhe Partia Socialiste e Shqipërisë.

Ne socialistët shqiptarë po mbajmë zotimin tonë në zgjedhjet e majit se ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve, pagave, dhe mandati i anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Kështu pensionistët tanë, përveçse do të marrin këtë dhjetor, bonusin e fundvitit, duke filluar nga janari, do të kenë një rritje tanimë të shtrirë në çdo muaj të katër viteve që kemi përpara përmbi indeksimin e përvitshëm, natyrisht. 

Prandaj ju ftoj të dilni masivisht dhe të votoni kandidatët tanë” – shkroi Balla.

Në bazë të Kodit Elektoral heshtja zgjedhore nis mesnatën e së premtes deri në mbyllje të procesit të votimit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI