Flash

Video VIRALE/ Trump dremit në karrige gjatë konferencës në Zyrën Ovale

Lapsi.al 9 November 2025
Video VIRALE/ Trump dremit në karrige gjatë konferencës në

Është bërë virale në mediat ndërkombëtare një video e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump teksa dremit në karrige gjatë një konferencë në Zyrën Ovale.

Trump është filmuar teksa qëndronte me sy mbyllur teksa në krah të tij po zhvillohej një konferencë lidhur me uljen e çmimeve të ilaçeve për humbjen e peshës.

Në disa momente, sytë e Trump dukeshin të mbyllur, dhe në të tjera dukej se luftonte t’i mbante hapur. Këto imazhe janë përdorur më së shumti nga kundërshtarët e Trump për të vënë në diskutim përformancën e tij në krye të SHBA-ve.

Ata i kanë kujtuar se si Trump sulmonte gjatë fushatës zgjedhore ish-presidentin Joe Biden për mungesë energjie, duke e etiketuar atë si "Joe i përgjumur". Edhe Biden, presidenti më i vjetër në histori, është parë gjithashtu në momente duke mbyllur sytë gjatë ngjarjeve publike. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI