Flash

CR7 tregon pse Georgina është gruaja e jetës: "Burrat nuk merren me këto gjëra”

Lapsi.al 10 November 2025
CR7 tregon pse Georgina është gruaja e jetës: "Burrat nuk
Cristiano Ronaldo më në fund i ka kërkuar të dashurës së tij prej shumë vitesh, Georgina Rodriguez, që ta marrë për grua. Data e dasmës ende nuk është caktuar, por kampioni 40-vjeçar dëshiron ta çojë në altar, pa mëdyshje, gruan e jetës së tij. Te Georgina, sulmuesi portugez ka gjetur gjithçka që kërkon tek një grua: nuk bëhet fjalë për aspekte të jashtme, por për diçka që i ngjan një përkushtimi të plotë — të paktën duke gjykuar nga fjalët e Ronaldos gjatë intervistës me Piers Morgan. Ish-shitësja e “Gucci”, që është me Cristianon prej gati 10 vitesh, përshkruhet prej tij si një “engjëll i shtëpisë”, me një vizion që, në të vërtetë, duket sikur vjen nga një e kaluar shumë e largët.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Rrëfimi i CR7

“Çfarë ka ajo që e bën kaq të veçantë për ty?”, e pyet miku i tij Piers. Ronaldo përgjigjet hapur, pa rrotulla: “Ka shumë cilësi që i dua, besoj se është unike në mënyrën si kujdeset për mua, gjë shumë e rëndësishme. Kujdeset për familjen, kujdeset për shtëpinë, që kërkon shumë punë. Nëse ajo do të dëshironte ndryshe, unë nuk kam ndërmend të merrem me këto gjëra. Burrat nuk mund të merren me to, sinqerisht.”

Lexo më tej: Gjëja më e shtrenjtë që ka blerë C. Ronaldo, kushton 50 milionë: “Kam nevojë për të”

Ronaldo vazhdon të lavdërojë 31-vjeçaren argjentinase, duke shpjeguar se edhe familja e tij është shumë e lumtur: “Ajo është e veçantë për mua, sepse përveç cilësive të saj, trupit të bukur dhe gjithçkaje tjetër që më pëlqen, është një person që më kupton dhe kujdeset për mua dhe për familjen time. Kjo është ajo që kërkoj. Është diçka që, mendoj, është e mirë për gjithë familjen time — edhe për nënën, vëllanë, motrat e mia. Mendoj se janë të gjithë të lumtur, sepse shohin që tani jam i fejuar.” Sa i përket datës së dasmës, e vetmja gjë e sigurt është se Georgina do të duhet të presë edhe pak për të dëgjuar “po”-në zyrtare të Ronaldos: “Një datë ende s’kemi, por kemi planifikuar të martohemi pas Botërorit… me trofeun,” – thotë Cristiano me shaka (por jo krejtësisht) mbi mundësitë e Portugalisë për ta fituar atë. “Nuk kemi menduar ende për vendin, sepse ajo nuk është person që i pëlqejnë festat e mëdha. Nuk i pëlqejnë, i pëlqen intimiteti. Prandaj do t’i respektoj zgjedhjet e saj.”

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI