Flash

Denoncimi i një djali (vajze) dhe axhenda LGTB me fëmijët në gjimnazet e Tiranës

Lapsi.al 10 November 2025
Denoncimi i një djali (vajze) dhe axhenda LGTB me fëmijët në

Ersild Myrtollari (që sot njihet me emrin "Luana"), ka bërë një denoncim të fortë disa ditë më parë, në Euroneës Albania.

Ai tha se e kanë detyruar kur ishte 14 vjeç, që nga djalë, të bëhej vajzë.

Sipas Ersildit, grupet LGBTQ targetojnë të mitur të grupmoshave 13-16 vjeç duke i drejtuar drejt terapisë hormonale pa dijeninë e prindërve.

“I merrnin minoren nga 13 vjeç! Isha pa suport,” thotë ai. “Më thanë që kam lindur në trupin e gabuar. Më thanë se nuk më shohin si grua derisa të marr hormone. Bënin presion për të nisur terapinë hormonale. Më morën 14 vjeç. Nuk e di nëse kjo është zgjedhja ime.”

Ersildi tregon se prindërit nuk dinin asgjë për tranzicionin deri sa e panë për herë të parë në televizor.

“Më detyruan të kthehem kundër familjes. Do kisha dëgjuar më shumë familjen,” shton ai.

“Kam qenë pa suport, dhe kjo më bëri të shikoja botën si armike. E konsideroj veten viktimë të ideologjisë LGBTQ në Shqipëri. Është një ideologji shkatërruese dhe të gjitha i bëjnë për lekë.”

Ai thekson gjithashtu pasojat e terapive hormonale në moshë të re:

“Terapia hormonale të lë me pasoja. Nuk firmosa asgjë dhe kjo është abuzim. Kur isha 14 vjeç, ata bënë një krim kundër meje, dhe unë e kam këtë me fakte.”

Ky rrëfim vjen në kulmin e debateve në vend, pas miratimit të një ligji për barazinë gjinore.

Aktivistë të shumtë thonë se pas këtij ligji fshihen axhendat LGTBQ, që prej vitesh e kanë nisur këtë gjë nëpër gjimnaze të ndryshme në Tiranë, ku fjala vjen, është e ndaluar me ligj që ti të flasësh për Zotin, por mund të “mësosh” adoleshentët se çfarë janë, meshkuj apo femra.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI