Flash

Ermal Dredha nuk ngel pa gjë, Begaj e çon ambasador në Zvicër

Lapsi.al 10 November 2025
Ermal Dredha nuk ngel pa gjë, Begaj e çon ambasador në

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot emërimin e Ermal Dredhës në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, me seli në Bernë, si dhe Ambasador jo rezident në Principatën e Lihtenshteinit.

“Presidenti Begaj dekretoi sot emërimin e zotit Ermal Dredha në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident”, njofton presidenca.

Ky dekret vjen pas dorëheqjes së Ermal Dredhës nga posti i Kryetarit të Bashkisë Vlorë, detyrë të cilën e mbajti pas zgjedhjeve vendore të majit 2023, deri në shtator 2025.

Kujtojmë se nga viti 2016 deri në vitin 2023 Ermal Dredha ka shërbyer edhe si ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Të këshilluara

Albumi i Rosalia thyen rekord në Spotify

Vetëm pak ditë pas publikimit të albumit të saj të ri “LUX”, Rosalía ka arritur një tjetër sukses historik në platformën Spotify. Dymbëdhjetë nga 15 këngët e ve...

16:49

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI