Flash

Flet qytetari që hyri në këshillin bashkiak, mbi 34 mijë hektarë pyje jepen me qira

Lapsi.al 10 November 2025
Flet qytetari që hyri në këshillin bashkiak, mbi 34 mijë

Qytetari Kevi Muçllari, ka reaguar pas tensioneve të ndodhura gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ku u përplas me këshilltarin demokrat Engjëll Shyti, pas miratimit të listës së sipërfaqes së tokës prej 34.660 hektarësh në Çërravë, që mund të jepen me qira.

Muçllari foli për mediat, duke sqaruar se momenti i acarimit erdhi pas miratimit të vendimit dhe se ata u kërcënuan nga këshilltari Shyti.

Ai thekson se çështja nuk do të mbyllet me kaq dhe se do të ndiqen të gjitha hapat ligjorë.

“Siç e patë edhe vetë pati një moment tensioni sepse Engjëll Shyti, këshilltar u ngrit dhe na kërcënoi për shkak te asaj që thashë unë, moment acarimi, tensioni. Kuptohet pas miratimit të vendimit që ne ishim totalisht kundër.

Kryetari i bashkisë tha ‘këto janë teka, kjo është e pavërtetë”, deri në momentin që situata ishte e qetë gjithçka ishte racionale, të gjitha argumentet që paraqitëm ne dhe që i kemi paraqitur vazhdimisht , dihen dhe janë shumë te arsyeshme.

Në këto momente kryetari i bashkisë tha që kjo është tekë edhe hajde ta votojmë. Nga ky moment ndodhi edhe tensioni me anëtarin e këshillit bashkiak. Me siguri është fakti që ne nuk kemi për ta lenë këtu këtë punë. Edhe këshilltarët turp të kenë qe mbajtën këtë qëndrim që nga fillimi, edhe ata qe e ndryshuan.

Më vjen keq, ata që e ndryshuan e duhet te ishin përballë kësaj situate, duke ndërruar edhe bindjet e tyre. Kjo punë nuk mbetet me kaq, ne do vazhdojmë të ndjekim të gjitha hapat ligjorë. Kjo është e papranueshme pasi gjithë komuniteti është i prekur edhe ne do luftojmë se nuk kemi çfarë të bëjmë.”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI