Flash

Fletëthirrja për 21 janarin në SPAK, flet Berisha

Lapsi.al 10 November 2025
Fletëthirrja për 21 janarin në SPAK, flet Berisha

Kreu i PD-se Sali Berisha tha se ende nuk e ka marrë një fletëthirrje nga SPAK për 21 Janarin, por u shpreh i hapur për çdo hetim.

Berisha akuzoi Ramën se është ky i fundit ai që nuk i do hetimet për këtë cështje, ndërsa theksoi se ka dashur gjithmonë një prokuror ndërkombëtar.

“Unë nuk kam marrë asnjë fletëthirrje. Për fakti e thjeshtë se Alfred Greca ua jep gazetarëve para se të ma japë mua. Unë skam asnjë problem. Se unë jam njeriu që kam kërkuar më shumë se kushedo tjetër hetimin e atyre ngjarjeve tragjike, Kam kërkuar prokuror ndërkombëtar për hetimin e tyre. Nga 2013-ta deri më sot, është vetëm Edi Rama që ka penguar hetimin. Sali Berisha ka kërkuar prokuror ndërkombëtar, hetim dhe fatmirësisht ka deklaratat e SHBA-ve ku zoti Shtaimer erdhi dhe ishte asistent i SHBA-ve dhe Contrimen që kërkuan hetime nga polici dhe organizatori. Organizatori dihet kush është. Jam i hapur të hetohet kjo ngjarje”, tha Berisha.

Të këshilluara

Albumi i Rosalia thyen rekord në Spotify

Vetëm pak ditë pas publikimit të albumit të saj të ri “LUX”, Rosalía ka arritur një tjetër sukses historik në platformën Spotify. Dymbëdhjetë nga 15 këngët e ve...

16:49

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI