Flash

Mbushën Katalonjën me kanabis, goditet rrjeti i shqiptarëve

Lapsi.al 10 November 2025
Mbushën Katalonjën me kanabis, goditet rrjeti i shqiptarëve

8 muaj më parë, Mossos d'Esquadra (policia katalanase) kreu një operacion të quajtur “Trifásico” kundër një rrjeti kriminal shqiptar të dedikuar në kultivimin dhe trafikimin e marijuanës në Katalonjë. Operacioni policor çmontoi rrjetin dhe tashmë çështja i ka kaluar gjykatës.

Trupa gjykuese ka lëshuar një urdhër për të nisur gjyqin me procedurë të shkurtuar. Në terma praktikë, kjo do të thotë që çështja e mbyllur fazën e hetimit dhe gjyqtari beson se ka prova të mjaftueshme për të vazhduar shqyrtimin.

Janë 12 personat nën hetim që presin të dalin në gjyq. Midis tyre është një shtetas spanjoll, së bashku me anëtarët me origjinë shqiptare, të cilët përballen me akuza për pjesëmarrje në një grup kriminal, trafik marijuane, vjedhje të energjisë elektrike dhe posedim të paligjshëm të armëve.

Media spanjolle “Crónica Global” shkruan se kjo nuk është hera e parë që këta trafikantë droge përballeshin me policinë. Sipas nën-inspektorit Óscar Durán, kreu i Njësisë së Hetimit Territorial, shumica e anëtarëve të saj ishin arrestuar më herët dhe ndjekur penalisht në Katalonjë për vepra të ngjashme penale.

Në këtë rast, pra, risia nuk ishte vetë krimi, por niveli i profesionalizimit, aftësia për riaktivizim dhe shkalla industriale e “biznesit” të tyre.

Organizata përbëhej nga dy grupe të dallueshme, por të lidhura me njëra - tjetrën, të cilat kishin ngritur 3 plantacione të mëdha të kultivimit të kanabisit.

Të 3 fermat u gjetën të kishin lidhje të paligjshme me rrjetin elektrik, sisteme trefazore dhe makineri të teknologjisë së fundit me vlerë mijëra euro. Sasia e vjedhur nga sistemi i energjisë elektrike vetëm në këto tre ferma tejkalon 230 000 euro.

Udhëheqësi operativ i grupit, i njohur si “Arias Basurto”, duket se është qendra logjistike, tregtare dhe e kontabilitetit të rrjetit. Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij u gjet edhe një bllok që përmbante shënime për të ardhurat, kostot, shpërndarjen dhe parashikime të korrjeve. Një regjistër i vërtetë kriminal.

Krahas tij punonin dy personat e tij të besuar, përgjegjës për sigurimin e automjeteve, blerjen e materialeve nga dyqanet e kultivimit dhe dyqanet e pajisjeve, transportimin e ushqimit dhe veglave te “kopshtarët” që punonin në depo dhe kontrollin e rotacionit të të korrave dhe prerjen e drogës.

Figura kyçe që i dha rrjetit një pamje legale ishte Ramón CC, i vetmi spanjoll midis 12 të hetuarve. Roli i tij ishte dhëna me qira e depove dhe shtëpive në emrin e tij ose nëpërmjet palëve të treta, duke vepruar si ndërlidhës midis dy grupeve dhe duke lehtësuar logjistikën e brendshme të rrjetit.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij u sekuestruan gjithashtu 3 pistoleta dhe municione. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI