Flash

Rrëmbimi i të riut në Tiranë, si u fut në kurth nga e dashura

Lapsi.al 10 November 2025
Rrëmbimi i të riut në Tiranë, si u fut në kurth nga e

Detaje të reja në lidhje me marrjen peng dhe dhunimin e 27-vjeçarit në Tiranë, ku 2 persona janë arrestuar dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, dy prej të cilëve janë vajza.

Në kërkim janë shpallur Klajdi Limani, Monika Marku dhe Suate Cenoaliaj. Kjo e fundit kishte pasur një lidhje dashurie me 27-vjeçarin dhe njëkohësisht edhe me një prej të arrestuarve, Lusjan Kimzën.

Ky i fundit ishte edhe ideatori i pengmarrjes së 27-vjeçarit. Pasi ka parë se e dashura e tij fliste me sms edhe me 27-vjeçarin, kanë rënë dakort që ti bënin atij presion dhe ti kërkonin para.

Pikërisht në këtë moment hyn në lojë edhe vajza tjetër, Monika Marku. Kjo e fundit ka biseduar me 27-vjeçarin dha kanë lënë vendtakimin për të pirë kafe, shkruan "Balkan Web". Të rinjtë e kishin menduar planin më së miri, pasi kishin marrë një apartament në AirBNB ku Monika Marku kishte shkuar më pas me 27-vjeçarin.

Pikërisht në këtë moment nga tualeti i apartamentit dalin djemtë e tjerë dhe pasi dhunojnë të riun i kërkojnë atij shumën prej 5 mijë eurosh. 27-vjeçari mbahet aty për disa orë dhe më pas largohet dhe merr shumën e lekëve në shtëpi dhe ua jep keqbërësve. Po ashtu ata i kërkojnë sërish shumën prej 5 mijë eurosh duke e shantazhuar dhe kërcënuar.

I ri për shkak të dëmtimeve që kishte marrë ishte paraqitur në spital për t’u mjekuar, ku mjekët njoftuan më pas policisë.

Agjentët bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes pas deklarimeve të tij, ndërsa dhënia e parave prej 5 mijë eurosh për herë të dytë u bë me anë të stimulimit për të identifikuar dhe arrestuar personat përgjegjës.

Të këshilluara

Albumi i Rosalia thyen rekord në Spotify

Vetëm pak ditë pas publikimit të albumit të saj të ri “LUX”, Rosalía ka arritur një tjetër sukses historik në platformën Spotify. Dymbëdhjetë nga 15 këngët e ve...

16:49

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI