Flash

Video VIRALE/ Futbollisti kapet “mat” me të dashurën nga bashkëshortja

Lapsi.al 10 November 2025
Video VIRALE/ Futbollisti kapet “mat” me të dashurën nga

Ylli i futbollit kamerunas Nicolas Moumi Ngamaleu është përfshirë në një skandal që po bën jehonë në mediat ndërkombëtare. Sulmuesi i Dinamo Moskës u kap “mat” nga partnerja e tij, influencuesja ruse Nikki Seey, e cila e gjeti futbollistin me një tjetër grua në apartamentin e tyre në Moskë.

Sipas mediave ganeze, Seey kishte mbërritur në banesë së bashku me një mikeshë, pasi dyshonte se 31-vjeçari kishte futur një grua tjetër në shtëpi. Ngamaleu thuhet se i mohoi hyrjen duke pretenduar se në banesë ndodhej “xhaxhai” i tij, por Seey lajmëroi policinë. Oficerët ndërhynë me forcë dhe hynë në apartament, ku futbollisti u filmua me pantallonat e Kamerunit, ndërsa gruaja tjetër përpiqej të mbulonte fytyrën përpara kamerave.

Pas incidentit, Nikki Seey ka mbledhur sendet personale dhe është larguar nga apartamenti. Autoritetet lokale në Moskë kanë hapur një hetim mbi ngjarjen, ndërsa Ngamaleu është urdhëruar të lirojë banesën. Skandali vjen vetëm pak ditë para se Kameruni të zhvillojë ndeshjen vendimtare të play-off-it të kualifikimeve të Botërorit të CAF kundër DR Kongos më 13 nëntor, ku Ngamaleu ishte përfshirë në listën e Kombëtares. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI