Flash

Gilmando Dani i shpëtoi atentatit një dekadë më parë, në të njëjtin vend ku u vra sot

Lapsi.al 11 November 2025
Gilmando Dani i shpëtoi atentatit një dekadë më parë,

Gilmando Dani i kishte shpëtuar një tjetër atentati në pritë, pothuajse në të njëjtën zonë ku dhe u vra sot në përpjekjen e dytë të autorëve, e në një pistë të dyshuar të larjes së hesapeve mes grupeve rivale dhe hakmarrjes.

Bashkë me të mbeti i plagosur edhe Emiljano Shullazi, teksa udhëtonin në të njëjtën makinë në zonën e Rinasit. Ngjarja ndodhu mbrëmjen e 5 janar 2015, në vendin e mbikalimit të Rinasit. Breshëri automatiku u lëshuan nga një tjetër mjet në lëvizje, në drejtim të mjetit tip ‘Golf’, me targa AA 629 HR. Policia shkoi në vendngjarje por nuk gjeti persona të lënduar.

Pas disa orësh verifikime, nga spitali erdhi informacioni për dy të plagosur.

“Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka mbetur i plagosur shtetasi Emiljano Shullazi, 36 vjeç dhe Gilmando Dani, 36 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendin e ngjarjes, u formua grupi hetimor të cilët kryen veprimet e para, duke mbledhur dhe administruar provat në vendngjarje dhe sekuestruar disa gëzhoja”, thuhej zyrtarisht nga Policia e kryeqytetit në atë kohë.

Grupi hetimor nisi procedim penal për zbardhjen e ngjarjes e kapjen e autorëve. Ngjarja kishte ndodhur në fshatin Bërxullë, në rrugën “Nënë Tereza”, në afërsi të mbikalimit të Rinasit dhe u klasifikua si tentativë vrasje. Por autorët nuk u zbuluan kurrë. Dy të plagosurit i mbijetuan plagëve.

Krimi ndodhi kur Dani dhe Shullazi ktheheshin nga Fushë-Kruja, duke udhëtuar në drejtim të Tiranës me automjetin e tyre tip “Golf 4”, ngjyrë gri. Pak metra para se të mbërrinin tek Qafa e Kasharit, një makinë tjetër u kishte zënë pritë dhe që i ndoqi, nga ku u lëshuan breshri plumbash.

Mjeti si pasojë e plumbave dhe ndjekjes, doli nga rruga pasi shoferi humbi kontrollin, duke rënë në një arë në anë të saj, nga krahu i fshatit Domje.

Dy të plagosurit u pyetën në Spitalin Ushtarak, por thanë se nuk kishin parë asgjë dhe nuk kishin njohur askënd. Në atë kohë u besua se në drejtim të mjetit ishte Gentian bejtja, i vrarë dy vite më parë, por nuk u gjetën prova.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI