Flash

"Kemi parë video se si mund të na godasin": Tuci vihet në dispozicion të Sylvinhos

Lapsi.al 11 November 2025
"Kemi parë video se si mund të na godasin": Tuci vihet

Dy ditë ndajnë Kombëtaren nga takimi me historinë, kur përballë Andorrës, një fitore do ti vendoste në pozitat për të luajtur për herë të parë playoff-in e një Botërori. Dy ndeshje kanë mbetur nga fushata kualifikuese drejt Botërorit 2026 e në Andorra, historia mund të shkruhet me një fitore kundër vendit të fundit të renditjes, duke parë se Serbia luan në Angli, kryesuesit me pikë të plota të grupit tonë, që ende nuk kanë pësuar asnjë gol në 6 ndeshje. Thirrja e një sulmuesi më shumë si Indrit Tuci është tregues i lojës që mendon të bëjë Sylvinho dhe ai është gati të ndihmojë skuadrën.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Tuci u ndal vetëm te sfida me Andorrën: "Për momentin po mendojmë vetëm për Andorrën, pasi ta kalojmë Andorrën do mendojmë për Anglinë. Po i analizojmë shumë mirë, kemi parë disa video se çfarë mund të bëjnë ata për të na penalizuar neve dhe shpresoj që dëshirat që ka trajneri t’i realizojmë në fushë dhe mos ta zhgënjejmë”.

Lexo më tej: Sylvinho mendohet, dy lojtarë të diferencuar: Gjimshiti, Bajrami e Daku mbërrijnë sot

Tuci kthehet të veshë fanellën kuqezi pas gati një viti, që nga ndeshja me Ukrainën në Nation League, ku edhe aty nuk ishte titullar. Sidoqoftë, sulmuesi i Kayserispor pret mundësinë e tij dhe është gati ta shfrytëzojë në Andorra. "Të them të drejtëm ndihem shumë mirë - tha Tuci -, ndihem shumë i lumtur që u ktheva në Kombëtare, sepse është një arritje e madhe për çdo futbollist të jetë pjesë e Kombëtares, sidomos kur kemi një mundësi më shumë për të shkuar në Botëror".

Sylvinho e di se nuk mund të shpresojë shumë në takimin e fundit përballë Anglisë, ndaj do të luajë gjithçka për gjithçka kundër andorranëve, për ta përjetuar takimin në Air Albania si një festë të futbollit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI