Flash

Atentati në Rinas/ Klodiana Lala: Autorët veprojnë si grup komandosh paramilitarë

Lapsi.al 12 November 2025
Atentati në Rinas/ Klodiana Lala: Autorët veprojnë si grup

Gazetarja Klodiana Lala thotë se atentati në afërsi të aeroportit të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos agjenti i AMP-së, Muçi Shaljani (Sheqeri) që udhëtonte me të në të njëjtën makinë, dyshohet se ka qenë një mesazh për Emiljano Shullazin që ndodhet në burg, njëkohësisht miku i ngushtë i viktimës.

Por duke qenë se nuk e arrinin dot, pasi ndodhet në qeli, autorët janë hakmarrë tek krahu i tij i djathtë. Atentatorët kanë pasur informacione shumë të sakta për lëvizjet e Danit, madje edhe mund të jetë tradhtuar nga një person i afërt që ka ditur itinerarin e tij. Sepse autorët e pritën me makinë për disa orë te rrethrrotullimi, duke e ditur se do kalonte aty, do ishte pasagjer dhe pikërisht do udhëtonte me mjetin “Benz” të bardhë.

“Besohet se mesazhi dhe objektivi ka qenë Emiljano Shullazi, por duke mos pasur mundësi për të arritur tek ai, janë hakmarë tek njeriu i afërt i tij, Gilmando Dani. Dani mund të jetë tradhtuar nga njerëzit e afërt të tij. Më 7 nëntor ka udhëtuar drejt Barcelonës, teksa autorët kanë pasur informacion për çdo lëvizje të tij.

Ata kishin informacion aq të saktë sa kanë pritur te rrethrrotullimi të qetë, në pritje të tij, duke e ditur se do kalonte aty. Ata e dinin se Dani ishte i ulur pikërisht në vendin e pasagjerit, ku dhe drejtohen plumbat. Autorët kanë vepruar si paramilitarë, njëri qëllim dhe tjetri i mbron krahët.

Kanë vepruar si komando, e ndihmon me armën, e pret derisa mbaron sulmin. Dani është tradhtuar nga njerëzit që ka takuar. Janë qëlluar deri në 80 plumba. Atentatorët kujdesen edhe të mos lënë gjurmë, duke mbledhur gëzhoja e plumba”, tha gazetarja në “News 24”.

Teksa theksoi se atentati ishte i mirëorganizuar dhe autorët duket se janë jo vetëm gjakftohtë, por edhe paramilitarë apo si komando, pasi ruajnë njëri-tjetrin gjatë sulmit taktik, deri në eliminimin e shënjestrës, Lala vuri në dukje mungesën e forcave të policisë në zonë dhe lehtësinë me të cilën vepruan qitësit, deri në largim, të pashqetësuar.

“Atentati ishte i mirëmenduar në detaje dhe i profilit shumë të lartë të organizuar. Por atentati ka ndodhu pranë aeroportit të Rinasit dhe është një kambanë alarmi. Në vend të godasë krimin e organizuar, policia merret me aksionin ndaj monopatinave.

Avioni është vonuar me disa orë dhe Policia nuk ka pasur asnjë informacion për mjetin e dyshimtë që qëndronte aty në rrethrrotullim. Kjo tregon edhe paaftësinë e policisë. Nuk ka kontroll mbi territorin. Aty kishte turistë, qytetarë, biznese, kalimtarë e që për fat të mirë nuk janë dëmtuar”, tha ajo.

Në lidhje me pistat e ngjarjes, Lala tha se ka disa ngjarje nën verifikim, por larja e hesapeve dhe hakmarrja mes grupeve mbetet motivi kryesor.

“Pistat e krimit lidhen që nga vrasja e Vajdin Lames më 2005, përplasjet me bandave kriminale ndër vite, si me Shullazin ashtu edhe me Durim Bamin. Pista kryesore është larje hesapesh mes grupeve kriminale”, vijoi ajo.

Një tjetër paradoks alarmant ka qenë punësimi i agjentit Muçi Shaljani në AMP, pa certifikatë sigurie dhe në mënyrë të dyshimtë, që e ngre edhe më shumë dyshimin për strukturat e Policisë së Shtetit.

“Mos harrojmë që këtu kemi edhe agjentin e AMP-së që ishte në shoqërinë e një personi me rekorde kriminale. Një oficer që duhet të hetojë Policinë dhe që shoqërohet me një person ish të dënuar. Pikëpyetje edhe për rrethanat se si ai është rekrutuar, pikërisht kur AMP nuk kishte drejtues, pasi ka qenë i komanduar. Muçi Shaljani ka ndërruar edhe mbiemrin, e ka pasur Sheqeri, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe urojmë që ta kalojë situatën kritike”, - tha Lala. /Panorama.al

Të këshilluara

Vlorë, zjarr në një banesë

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “Isa Boletini” në Vlorës. Bëhet me dije se flakët kanë përshirë katin e dytë të banesës, por fa...

18:00

PD protestë më 17 nëntor tek kryeministria

Partia Demokratike ka shpallur protestën e radhës kundër qeverisë Rama, e cila do të zhvillohet të hënën, më 17 Nëntor, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë. ...

19:49

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI