Flash

Marine Le Pen: Nuk do të kandidoj për presidente nëse Apeli nuk më jep të drejtë

Lapsi.al 12 November 2025
Marine Le Pen: Nuk do të kandidoj për presidente nëse Apeli nuk

Marine Le Pen ka deklaruar se nuk do të kandidojë për presidente të Francës në vitin 2027 nëse apeli konfirmon vendimin e mëparshëm që e ndalon të ushtrojë funksione publike. Udhëheqësja e ekstremit të djathtë francez, e cila kandido tre herë për presidente do të paraqitet përsëri në gjykatë më 13 janar pasi të ketë apeluar dënimin e saj.

Ajo është dënuar për përvetësim fondesh nga Parlamenti Europian, një akuzë që ajo e ka mohuar vazhdimisht. Gjykata vendosi një ndalim pesëvjeçar ndaj Le Pen nga kandidimi për poste publike, i cili mund të rrëzohet nga një gjykatë apeli.

Nëse Le Pen shpallet sërish fajtore dhe ndalohet të kandidojë për presidencë, ajo ka njoftuar se do t’i dorëzojë drejtimin 30-vjeçarit Jordan Bardella.

“Duke pasur parasysh se apeli ndoshta do të japë vendimin e tij në shtator [2026], nuk do të lejoj që çështja të zgjatet,” tha Le Pen për RTL. Zgjedhjet presidenciale priten në pranverë të vitit 2027.

Sipas Politicos, data e saktë e vendimit nuk do të jetë e qartë deri në përfundim të gjyqit, duke i dhënë Le Pen mundësi të manovrojë dhe të tërhiqet nga deklarata e saj. Ajo mund të apelojë edhe në instancën më të lartë nëse apeli nuk vendos në favor të saj, por duket se kjo nuk është një opsion që po e konsideron.

“Nëse më ndalohet të kandidoj, por gjykata e lartë vendos në favor timin tre ose katër muaj më vonë, do të jetë shumë vonë për një fushatë të rregullt elektorale,” tha Le Pen.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI