Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Rock& Roll Hall of Fame: Elton John shpërthen ndaj organizatorëve

Lapsi.al 12 November 2025
Rock& Roll Hall of Fame: Elton John shpërthen ndaj organizatorëve

Elton John ka pasur një shpërthim nervash në prapaskenë gjatë ceremonisë së “Rock & Roll Hall of Fame”, që u mbajt të shtunën në mbrëmje në Peacock Theater.

Ngjarja ishte vonuar më shumë seç duhej, gjë që e acaroi “Rocket Man”-in, i cili nisi të bërtiste ndaj organizatorëve:

“Çfarë dreqin po bëni? Askush nuk di çfarë po bën!” – mësohet të ketë thënë Elton me nerva.

Burime për median treguan se artisti britanik ishte i shqetësuar se vonesa mund t’i prishte planet e udhëtimit.
“Avioni im po më pret!”, mësohet ta ketë thënë ai me ton të lartë pak para se të ngjitej në skenë për të nderuar Brian Wilson, bashkëthemeluesin legjendar të The Beach Boys që u nda nga jeta në qershor.

Megjithë tensionin, Elton John doli në skenë pa problem, edhe pse këtë herë pa pianon e tij të famshme.
Ai emocionoi publikun me një interpretim  të këngës “God Only Knows”, duke e cilësuar Wilson si “idhullin” e tij më të madh në muzikë.

“Ai ishte njeriu që më frymëzoi më shumë nga të gjithë kur bëhej fjalë për të shkruar këngë në piano,” – tha Elton para turmës.

Ky nuk është shpërthimi i parë i Eltonit. Fansat kujtojnë edhe incidentin e famshëm të vitit 1999 gjatë provave me Tina Turner për “VH1 Divas Live”. Turner kishte treguar më vonë se “gabimi” i saj ishte që tentoi t’i tregonte Eltonit si të luante në piano. “Ai shpërtheu dhe iku me nerva nga skena,” kishte rrëfyer ajo, edhe pse më pas John i kërkoi falje.

Të këshilluara

Meghan Markle flet për rikthimin në aktrim

Meghan Markle ka bërë shaka për pauzën e saj 8-vjeçare nga aktrimi gjatë xhirimeve të filmit të ri “Close Personal Friends”. “Po bënte shaka se ishte ndjerë ...

14:56

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI