Flash

Shqipëria do blejë artileri të rëndë nga Izraeli

Lapsi.al 12 November 2025
Shqipëria do blejë artileri të rëndë nga Izraeli

Kompania izraelite e mbrojtjes Elbit Systems pritet të furnizojë Shqipërinë me sisteme artilerie të avancuara, përfshirë topa, mortaja dhe dronë.

Kështu raporton gazeta izraelite Haaretz, duke cituar burime zyrtare. Sipas gazetarit Oded Yaron, marrëveshja është nënshkruar mes qeverisë së Izraelit dhe asaj të Shqipërisë, dhe përfshin furnizimin me topa ATMOS 155 mm, të montuar në kamionë, mortaja SPEAR 120 mm dhe dronë taktikë të modeleve Magni X dhe Thor.

Edhe pse vlera e marrëveshjes nuk është bërë e ditur, sipas çmimeve të njohura publikisht, një sistem i vetëm artilerie mund të kushtojë deri në 5 milionë dollarë.

Në marrëveshje parashikohet gjithashtu bashkëpunimi me kompaninë shtetërore shqiptare “KAYO”, e ngritur për të zhvilluar industrinë kombëtare të mbrojtjes.

Sipas marrëveshjes me Izraelin, Elbit do t’i furnizojë fillimisht Shqipërisë me dhjetë dronë, dhe më pas do ta ndihmojë në ngritjen e linjave të prodhimit të dronëve, si dhe të linjave të montimit për sistemet e artilerisë.

Haaretz thotë se marrëveshja aktuale është një hap tjetër në forcimin e bashkëpunimit të sigurisë mes dy vendeve dhe lidhet me memorandumin e mirëkuptimit për bashkëpunim mbrojtës, të nënshkruar në korrik mes Tiranës dhe Tel Aviv-it.

Marrëveshja pritet të sigurohet nga ASHRA, kompania shtetërore izraelite për sigurimin e rreziqeve të tregtisë së jashtme.

Dronët Magni-X mund të mbahen në shpinë dhe, sipas Elbit, kanë aftësi tërësisht autonome, që u lejon të vazhdojnë fluturimin edhe në zona me ndërprerje të forta të sinjalit GPS.

Magni-X mund të mbajë një ngarkesë deri në 1.5 kilogramë, duke përfshirë kamera ditë-natë dhe sensorë të tjerë. Ai mund të qëndrojë në ajër deri në 60 minuta pa ndërprerje.

Ky dron përdoret nga ushtria britanike si dhe ajo austriake. Dronët Thor kanë një kapacitet peshe deri në 15 kilogramë, përfshirë pajisje fotografimi ose një sistem “TerminaTHOR” për hedhjen e pesë mini-bombave nga ajri.

Të këshilluara

Vlorë, zjarr në një banesë

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “Isa Boletini” në Vlorës. Bëhet me dije se flakët kanë përshirë katin e dytë të banesës, por fa...

18:00

PD protestë më 17 nëntor tek kryeministria

Partia Demokratike ka shpallur protestën e radhës kundër qeverisë Rama, e cila do të zhvillohet të hënën, më 17 Nëntor, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë. ...

19:49

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI