Flash

Wanderson Brandao de Sousa vritet nga vëllai 16-vjeçar: po pastronte armën e gjahut

Lapsi.al 12 November 2025
Wanderson Brandao de Sousa vritet nga vëllai 16-vjeçar: po pastronte
Tragjedi në futbollin brazilian: Wanderson Brandão de Sousa, futbollist 18-vjeçar i Aragoiania, vdiq në vend pasi u qëllua në zverk nga një plumb që u shkrep aksidentalisht – sipas hetuesve kjo do të ishte hipoteza – nga pushka e gjahut që po pastronte vëllai i tij më i vogël, 16 vjeç. Një vdekje absurde. Gjithçka ndodhi në një çast: sipas Policisë Civile të Goianias, aksidenti fatal ndodhi rastësisht, plumbi do të ketë dalë në momentin kur vëllai i lojtarit po pastronte pushkën.

Wanderson u vra aksidentalisht me pushkë nga vëllai i tij 16-vjeçar

Brandão de Sousa vdiq të dielën në shtëpinë ku jetonte me vëllezërit e tij: e shtëna e fortë në zverk nuk i la asnjë shans për mbijetesë, dhe as ndërhyrja e personelit mjekësor nuk mundi të bënte diçka për ta shpëtuar. Pasi u përcaktua dinamika e ngjarjes, hetimi po përpiqet të zbulojë origjinën e armës së zjarrit që qëlloi plumbin fatal. Djaloshi që dyshohet se ka shtypur këmbëzën ende nuk është marrë në pyetje; për të akuza është vrasje nga pakujdesia, pra pa qëllim vrasjeje. “Vëllai që qëlloi është në shok”, – tha drejtori sportiv i Aragoiania, Silvanio Rodrigues Castro, duke njoftuar njëkohësisht se klubi ka pezulluar për disa ditë aktivitetet sportive dhe mësimet në shkollën e futbollit në kujtim të lojtarit të ndjerë.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by ARAGOIÂNIA FC (@aragoianiafcoficial)

Kush ishte Wanderson Brandão de Sousa?

Wanderson Brandão de Sousa luante si mbrojtës i majtë në skuadrën e parë të Aragoiania Futebol Clube. Ekipi përfaqëson qytetin Goiania (në shtetin brazilian të Goias) në gara amatore, si Copa Vale Rio dos Bois, turne në të cilin lojtari po merrte aktualisht pjesë. “Një djalë gjithmonë i qetë, shumë i urtë, nuk krijonte asnjë problem. Një i ri i përulur, i përkushtuar ndaj punës, me marrëdhënie të mira me stafin teknik, lojtarët dhe miqtë. Është një humbje e madhe për qytetin,” – tha klubi, duke shprehur ngushëllimet për familjen. Në rrjetet sociale, shokët e skuadrës dhe miqtë kanë vajtuar humbjen e Wandersonit dhe i kanë bërë homazhe: “Nuk do të harrohesh kurrë, je në zemrat tona.”

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI