Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Arrestohet një person në Greqi, vodhi 100 mijë portofolë me kripto-monedha

Lapsi.al 13 November 2025
Arrestohet një person në Greqi, vodhi 100 mijë portofolë me

I dyshuari kryesor pas një rrjet malware në shkallë të gjerë të quajtur Venom RAT, është arrestuar në Greqi më 3 nëntor, si pjesë e operacionit të madh policor të Europol-it të quajtur “Endgame”.

Veprimet kishin në shënjestër një nga hakerat më të mëdhenj (Rhadamanthys), "Trojanin VenomRAT" dhe "Elysium", të gjitha pjesë kyçe të krimit kibernetik ndërkombëtar.

Aktiviteti, i cili po zhvillohet midis datave 10 dhe 13 nëntor 2025, përbën fazën më të fundit të një operacioni të vazhdueshëm të ndërtuar për të goditur infrastrukturat kriminale dhe për të luftuar grupet që mundësojnë vjedhjen e të dhënave në të gjithë botën.

“Infrastruktura e malware-it e shkatërruar përbëhej nga qindra mijëra kompjuterë të infektuar që mbanin miliona kredenciale të vjedhura,” tha Europol në një deklaratë. “Shumë prej viktimave nuk ishin të vetëdijshme se sistemet e tyre ishin infektuar.”

Sipas Europol-it, i dyshuari kryesor pas kësaj vjedhjeje masive kishte akses në mbi 100 000 crypto-wallets që u përkisnin viktimave, potencialisht me vlerë miliona euro.

Agjencia europiane njoftoi se në operacion morën pjesë mbi 100 oficerë nga agjenci të zbatimit të ligjit në Australi, Kanada, Danimarkë, Francë, Gjermani, Greqi, Lituani, Holandë dhe SHBA.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI