Flash

Del formacioni me Andorrën/ Silvinjo vë bast në sulm për një shans në Botëror

Lapsi.al 13 November 2025
Del formacioni me Andorrën/ Silvinjo vë bast në sulm për

Bëhet publik formacioni zyrtar me të cilin Shqipëria do të nisë sfidën e parafundit të eliminatoreve të Botërorit, kundër Andorrës në transfertë.

Sylvinho, i vetëdijshëm për faktin se përballë një kundërshtari modest duhet me çdo kusht fitorja, ka hedhur në fazën sulmuese tre lojtarë: Brojën nga e djathta, Manaj në qendër dhe Hoxha nga e majta. Në mesfushë mbetet e pandryshuar treshja Asllani-Shehu-Laçi. Para portierit Strakosha rreshtohen Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj.

Fitorja e mundshme e Shqipërisë, e kombinuar me humbjen e Serbisë ndaj Anglisë, u siguron kuqezinjve vedin e dytë. Barazimi i mundshëm mes Anglisë dhe Serbisë me fitoren e Shqipërisë fut në lojë golaverazhin në raundin e fundit, ku Serbia pret Letoninë dhe Shqipëria Anglinë. Nëse fiton Serbia në Angli, atëherë Shqipëria do të ketë nevojë për fitore edhe në takimin e fundit në ‘Air Albania’, kundër ‘Tre Luanëve’.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI