Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Hetim tronditës në Milano: "Italianë të pasur paguanin për të vrarë civilë në Bosnje"

Lapsi.al 13 November 2025
Hetim tronditës në Milano: "Italianë të pasur paguanin

Prokuroria e Milanos ka hapur një hetim mbi pretendimet se qytetarë italianë udhëtuan drejt Bosnjës në vitet ’90 për të marrë pjesë në “safari snajperësh”, duke paguar shuma të mëdha për të qëlluar civilë në Sarajevën e rrethuar. Këto akuza vijnë nga gazetari Ezio Gavazzeni, i cili përshkruan “gjueti njerëzish” të organizuar nga persona shumë të pasur nga pozicionet serbe rreth qytetit.

Dëshmia kyçe vjen nga një ish-oficer i inteligjencës boshnjake, i cili pretendon se në vitin 1994 shërbimi sekret italian SISMI u informua për operatorët që sillnin italianë nga Trieste në kodrat mbi Sarajevë. Sipas tij, SISMI u përgjigj se i kishte ndalur udhëtimet brenda pak muajsh.

Gavazzeni u rikthye tek tema pas dokumentarit “Sarajevo Safari” (2022), i cili pretendon se në këto vrasje kanë marrë pjesë individë nga disa vende të botës. Ai i dorëzoi prokurorisë italiane një dosje prej 17 faqesh me dëshmi dhe raporte të reja.

Sipas Gavazzenit, turet u organizonin nga “persona shumë të pasur”, me pasion për armët, që “paguanin për të vrarë civilë të pambrojtur” nga pozicionet serbe në kodrat rreth Sarajevës.

Sipas disa raporteve, tarifat ndryshonin nëse objektivi ishte burrë, grua apo fëmijë.

Më shumë se 11,000 njerëz vdiqën gjatë rrethimit brutal katërvjeçar të Sarajevës.

(Snajperët qëllonin mbi civilët nga zonat e kontrolluara nga serbët e Bosnjës me pamje nga Sarajeva)

Jugosllavia u nda me luftë dhe qyteti u rrethua nga forcat serbe, duke u bombarduar dhe qëlluar vazhdimisht me snajperë.

Akuza të ngjashme për “gjuetarë njerëzish” nga vende të tjera janë bërë disa herë gjatë viteve, por provat e mbledhura nga Gavazzeni, që përfshijnë dëshminë e një oficeri boshnjak të inteligjencës ushtarake, po shqyrtohen tani nga prokurori italian kundër terrorizmit, Alessandro Gobbis.

(Civilë të tmerruar vrapojnë për t'i shpëtuar plumbave gjatë rrethimit të Sarajevës)

Ndërkohë, ish-ushtarakë britanikë që shërbyen në Sarajevë thonë se nuk kanë parë asnjë provë të “turizmit të snajperëve”, duke e quajtur atë “mit urban” për shkak të vështirësive logjistike në zonën e rrethuar.

Megjithatë, prokuroria italiane po heton për akuzën shumë të rëndë: vrasje të kryera nga civila të huaj të paguar gjatë rrethimit më të gjatë të një kryeqyteti në Europë pas Luftës së Dytë Botërore.

Përgatiti ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI