Flash

Klodiana Lala: Shullazi e paralajmëroi nga burgu Gilmando Danin të bënte kujdes

Lapsi.al 13 November 2025
Klodiana Lala: Shullazi e paralajmëroi nga burgu Gilmando Danin të

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga ekzekutimi brutal i Gilmando Danit, pak metra larg aeroporit. E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Lala deklaroi se Shullazi e kishte informuar të besuarin e tij të bënte kujdes për jetën dhe mesa duket e ka ditur që rrezikohej. Sipas saj, Policia dhe prokuroria ka dyshime se pavarësisht profilit jo publik, ai ka vijuar të jetë njeriu më besnik i Shullazit.

"Gilmando Dani kishte përfituar ulje dënimi dhe u lirua me kusht. Ka qenë i dënuar 12 vite për gjobëvënie. Bëhet fjalë për ish hotel Vollgën që Shullazi me kërcënime kishte marrë 30% të pronës. Pati konflikt edhe për çështjen e zgjedhjes së rektorit të Universitetit të Tiranës.

Gilmando Dani doli nga burgu i Rrogozhinës në tetor 2024, ka ruajtur profil të ulët pas kësaj, nuk ishte përfolur. Por kundërshtarët e shihnin si mëkëmbësin e Shullazit. Ka qenë i tërhequr, në prag të martesës me një arkitekte. Jetonte në Barcelonë më së shumti. Dukej sikur kishte bërë hap pas. Në 15 vite iu bënë dy atentate mafioze, kishte një jetë shumë të trazuar, vitin e fundit ishte tërhequr, por kundërshtarët me sa duket e kanë parë si mëkëmbës të Shullazit.

Policia dhe prokuroria ka dyshime se pavarësisht profilit jo publik, ai ka vijuar të jetë njeriu më besnik i Shullazit. Para se të vritej, Shullazi përmes njerëzve të tij të besuar, e ka informuar të kishte kujdes për jetën, por me sa duket Gilmando Dani nuk ka marrë masat e duhura. Pse e konsideroj ndër ngjarjet me të rënda? Për vendin e zgjedhur, pak metra nga terminali VIP, jo më shumë se 200 metra nga hyrja kryesore. Është vend që pretendohet të ketë sigurinë më të lartë kombëtare.

Po të shohësh si kanë vepruar, fakti që kanë qenë tre qitës, e kanë dashur me çdo kusht të ekzekutuar. Janë fikur dritat gjatë gjithë ditës, nuk ka patur kamera pjesa tjetër, kanë ndjekur rrugë të sigurtë për tu larguar. Ka qenë bashkëpunim i disa grupeve kriminale, dhe shumë i sofistikuar në nivel shumë të lartë. Është shkëmbyer informacion me Barcelonën, pasi vinte nga atje dhe shoqërime të disa personave në zonën e Niklës, verifikime në Vlorë dhe Kamzë. Por shoqërimet nuk kanë dhënë ndonjë rezultatë të madh", tha Lala. 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI