Flash

Lubonja: Pse për Ramën rasti "Balluku" është ndryshe nga të tjerët

Lapsi.al 13 November 2025
Lubonja: Pse për Ramën rasti "Balluku" është

Për shkrimtarin dhe publicistin Fatos Lubonja, rasti i zv/kryeministres Belinda Balluku e ka vënë në vështirësi kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë për News24, Lubonja tha se ndryshe nga herët e tjera me vartësit e tij, afera e tunelit të Llogarasë lidhet direkt me Ramën.

"A i duhet shqiptarëve një takim i tillë? Se Ramës i duhet. Meloni është si frymëmarrje për Ramën në këtë rast. Ndërkohë që ne kemi narkoshtetin që po del rrugëve sic doli në Rinas apo sic ka dalë me Ballukun.

Kjo është një ngjarje që e nxjerr lakuriq dhe Ramën sepse është rasti i parë që është shumë vështirë që Rama të thotë se kanë ngrënë kumbulla prapa meje. Sepse ata të tjerët janë akuzuar për gjëra që nuk lidhen direkt me Ramën, si inceneratori apo akuza të tjera për Beqajn, për Tahirin dikur apo Ahmetajn.

Këtu kemi të bëjmë me një gjë direkt të lidhur me Ramën. Se askush nuk mund të thotë se atë kompani turke që ndërtoi spitalin për fushatë elektorale Ramës e ka tërhequr ai për ti dhënë ato para jo Balluku, marrëveshja e kapos me vartësit e saj.

Ka gjetur njeriun që sapo i thotë të bëhet kjo, ajo angazhohet. Ka gjasa që Balluku mund ti ketë thënë se do të them më ke dhënë urdhër ti. Këtu nuk është problemi ca thotë Balluku por cfarë thotë SPAK. Këtu është qartazi që është bërë bashkë Rama-Balluku. Unë mendoj se është detyrë e SPAK të hetojë në të gjitha planet, dhe për sigurinë e tunelit" - tha Lubonja. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI