Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

SHBA sanksione Luftar Hysës për pastrim parash me kartelin Sinaloa

Lapsi.al 13 November 2025
SHBA sanksione Luftar Hysës për pastrim parash me kartelin Sinaloa

Luftar Hysa, njeriu që Edi Rama e priti në zyrën e tij në kryeministri dy vite më par (foto lart) ë, u sanksionua sot nga Shtetet e Bashkuara dhe Meksika nën akuzë për pastrim parash të kartelit famëkeq meksikan, Sinaloa.

Njoftimin e bëri Departamenti i Thesarit në SHBA, që njofton se  SHBA dhe Meksika kanë goditur një rrjet të madh të pastrimit të parave të lidhur me kartelin Sinaloa, të drejtuar nga "Hysa Organized Crime Group".

Lexo më tej: Dy videot/ Kush gënjen për takimin në kryeministri, Edi Rama apo Luftar Hysa? 

Kështu e quan Departamenti i Thesarit Luftar Hysën me njerëzit e tij të afërt, Arbenin, Ramizin, Fatosin dhe Fabjon Hysën.

Sipas Departamentit, "Hysa Organized Crime Group". është një grup kriminal familjar me origjinë shqiptare dhe bazë në Meksikë, Kanada dhe Europë.

Sipas njoftimit, Departamenti Amerikan i Thesarit ka sanksionuar plot 27 individë e kompani, ndërsa Departamenti po propozon që 10 kazino në Meksikë të shkëputen nga sistemi financiar amerikan, pasi dyshohen se janë përdorur për pastrim parash dhe trafik narkotikësh.

Familja Hysa, Luftar, Arben, Ramiz, Fatos dhe Fabjon Hysa, akuzohet se ka përdorur biznese, kazino dhe restorante në Meksikë për të pastruar para për kartelin Sinaloa dhe për trafikantë ndërkombëtarë. SHBA thotë se grupi ka transportuar para në cash drejt SHBA-së, ka përdorur kompani në Europë për të fshehur fitimet dhe ka operuar me dijeninë e kartelit Sinaloa.

Sanksionet bllokojnë çdo pasuri të tyre në SHBA dhe ndalojnë institucionet amerikane të kryejnë transaksione me ta. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI